Irani ankesë në OKB për sanksionet amerikane në sektorin e aviacionit

28 Shtator 2026 | 14:44

Irani ka paraqitur një ankesë në OKB lidhur me sanksionet e SHBA-së kundër sektorit të tij të aviacionit, të cilat kanë detyruar anulimin e fluturimeve.

“Për të mbrojtur të drejtat legjitime të industrisë së aviacionit dhe për t’iu kundërvënë kufizimeve të paligjshme të vendosura nga Amerika, Irani ka hartuar dhe paraqitur një protestë zyrtare në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO)”, tha shefi i aviacionit civil, Abouzar Shiroudi.

ICAO është një agjenci e OKB-së me seli në Montreal, Kanada që përcakton dhe rregullon standardet për aviacionin civil.

“Në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme, ne kemi paraqitur gjithashtu një ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”, shtoi Shiroudi.

Më herët këtë muaj, SHBA-të vendosën kufizime mbi industrinë e aviacionit të Iranit dhe paralajmëruan kompanitë ndërkombëtare se do të kishin pasoja nëse ato vazhdonin të punonin me linjat ajrore iraniane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

3 policë qëllohen për vdekje në Pakistanin veriperëndimor, plagosen 2 kalimtar

Militantët vranë të paktën tre pjesëtarë të policisë rrugore në një pritë në veriperëndim të Pakistanit të hënën, tha Ministria e Brendshme. Incidenti ndodhi në...
14:44 | 28/09/2026

Kriza e emigrantëve, përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Ceuta jep dorëheqjen 

Përfaqësuesi i Spanjës në enklavën e saj të Afrikës Veriore, Ceuta, dha dorëheqjen të hënën, duke përmendur arsye personale pas disa javësh shqyrtimi intensiv mbi...
14:39 | 28/09/2026

Ushtria amerikane: Pretendimet e Iranit për kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit janë të rreme

Komanda Qendrore e SHBA-së ka reaguar ndaj komenteve të bëra nga një komandant i lartë ushtarak iranian, i cili tha se Garda Revolucionare “kontrollon plotësisht”...
14:30 | 28/09/2026