Kombëtarja shqiptare ka mbyllur sot në Tiranë përgatitjet për ndeshjen e dytë në grupin e Ligës së Kombeve, që luhet të martën në orën 20:45 kundër San Marinos.
Për shkak të angazhimeve me Kombëtaren U-21 portieri Simon Simoni nuk do të udhëtojë në San Marino, ndërsa Klisman Cake vijon të jetë i dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm. Nga 28 futbollistë të grumbulluar 26 janë në dispozicion të Rolando Maran, teksa 3 prej tyre të martën do përfundojnë në tribunë, pasi UEFA nuk pranon më shumë se 23 lojtarë në protokoll.
Shqipëria ka objektiv vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve, me qëllim për t’u ngjitur në Ligën B, por edhe për të tentuar evropianin përmes këtij kompeticioni. Të martën fitorja është më shumë se detyrim, pasi përballë është kundërshtari që renditet i fundit në renditjen e FIFA-s. I 211 nga 211 përfaqësuese që janë gjithsej.










Komente
Komento