
Trupa gjyqësore e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është ndarë në dy grupe me qëndrime të ndryshme për rregulloren e re që hyri në fuqi prej 1 shtatorit.
Gjatë një mbledhjeje që u mbajt këtë të hënë me kërkesë të kryetarit të GJKKO-së, Erion Bani, gjyqtarët e posaçëm kanë ndarë mendime të ndryshme lidhur me situatën kaotike për shkak të bllokimit të proceseve gjyqësore, ku avokatët prej sot bojkotojnë edhe masat e sigurisë.
Një pjesë e gjyqtarëve të posaçëm kërkuan dialog me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, ndërsa një pjesë tjetër mbajtën qëndrimin se duhen ashpërsuar masat ndaj mbrojtësve ligjor.
Mbledhja e gjyqtarëve të GJKKO-së nuk arriti në një përfundim, dhe nuk dihet se si do të procedohet në vijim.