LIVE UPDATES
Aktualitet

Operacioni 'Barriera'/ Zbulohen gjashtë lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, në pranga tetë persona (VIDEO)

Në prangat e Policisë janë vënë tetë persona të cilët janë kapur në flagrancë duke vënë baste në telefonë.

28 Shtator 2026, 14:33 Nga G.M
Operacioni 'Barriera'/ Zbulohen gjashtë lokale ku luheshin
Foto ilustruese

TIRANA- Policia e Tiranës ka finalizuar ditën e sotme operacionin e koduar "Barriera" për goditjen e veprimtarive të paligjshme. Sipas njoftimit të Policisë, janë zbuluar gjashtë lokale ku luheshi lojëra fati në zona të ndryshme të kryeqytetit si dhe në afërsi të shkollave.

Në prangat e Policisë janë vënë tetë persona të cilët janë kapur në flagrancë duke vënë baste në telefon. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga këto ambiente, pajisje DVR dhe 9 celularë me faqe aktive për lojëra fati, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI: 

Tiranë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vijojnë kontrollet dhe veprimet intensive për garantimin e sigurisë në dhe pranë institucioneve arsimore, si dhe për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme që zhvillohen në këto zona.
Finalizohet operacioni i koduar “Barriera”. Zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati.

Vihen në pranga 8 shtetas dhe sekuestrohen 10 pajisje. Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera me metoda proaktive, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në koordinim me Prokurorinë, me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së lokaleve, veçanërisht atyre në afërsi të institucioneve arsimore, për lojëra fati ilegale, me celularë, kompjuterë dhe/ose makineta, u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Nr. 2 dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Barriera”.

Në kuadër të këtij operacioni u zbulua se në 6 lokale në zona të ndryshme të kryeqytetit, në afërsi të shkollave, viheshin baste sportive, me celularë. Për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 20 vjeç dhe S. A., 23 vjeç, punonjës në 2 prej lokaleve, si dhe shtetasit D. V., 24 vjeç; B. Ç., 42 vjeç; E. S., 43 vjeç; A. D., 26 vjeç; E. B., 24 vjeç dhe O. A., 21 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë në ambientet e subjekteve, duke vënë baste.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga këto ambiente, pajisje DVR dhe 9 celularë me faqe aktive për lojëra fati.
Hetimi dhe kontrollet vijojnë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

policia e shtetit lojera fati

Sondazh

Poll

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh