Nga Syri.net
Një situatë paradoksale, ka ndodhur ditën e sotme me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, i cili mblodhi krerët më të lartë të institucioneve shtetërore, për të analizuar dhe diskutuar situatën e sigurisë kombëtare lidhur me bisedat që zhvillonte ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni me personin në kërkim, Ergys Agasi.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, njëherësh shok i Ergys Agasit, është ulur në krah të Presidentit, duke mbajtur fjalimin se çfarë dëmi të rëndë i ka bërë Shtetit Vlora Hyseni, e cila u kap duke folur në aplikacionin “Signal” me koordinatorin e tij, Ergys Agasi.
Në atë Këshill, u diskutua dhe u nxorën konkluzjone se rasti është individual dhe jo institucional, duke dhënë mesazhe të qarta se SPAK të meret me Vlorën si individ dhe jo me SHISH-in si institucion shtetëror.
Por marëdhënien njësoj si Vlora si “individ” e ka pasur me Gysin dhe Edi Rama, i cili për ironi të fatit kritikonte Vlorën se ka folur me Gysin gjatë kohës kur ishte në kërkim.
Ndërkohë, nuk ka thënë asnjë fjalë dhe s’ka pranuar asgjë publikisht për fjalimet, takimet dhe gostitë që bënte me Ergys Agasin në Tiranë dhe vende të ndryshme.
Edi Rama është akuzuar nga ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, se pinte verë 33-mijë euroshe shishja brenda godinës së kryeministrisë.
Pra, njësoj si Vlora është dhe kryeministri Edi Rama. Të dy në mënyrë individuale kanë folur me Ergys Agasin, pasi vetë Gysi nuk ishte institucion por një individ i thjeshtë që Rama prej vitit 2022 e kishte kthyer në një Individ që kontrollonte thuajse të gjitha institucionet shtetërore.
Po kush do t’i kërkonte llogari Edi Ramës në Këshillin e Sigurisë kombëtare: Bajram Begaj, Bledi Çuçi apo Ermal Nufti (Raketa).
© SYRI.net
Përplasja e gardistëve të Ramës me gazetaren Ambrozia Meta/ AGSH: S’mund t’i mohohet aksesi për pyetje
Deklaratat skandaloze të kryeministrit, Garo: Edi Rama bëri sot, akt shantazhi politik në zemër të Europës...
SYRI TV/ Rama sërish presion BE me Kinën e Rusinë, flet për gangsterin rus dhe lodrat kineze