Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar ashpër, pas përplasjes verbale të efektivëve të Gardës së Republikës që shoqëronin kryeministrin Edi Rama me gazetaren e Syri Tv, Ambrozia Meta.
Përmes një reagimi zyrtar, AGSH thekson se askush nuk mund t’i mohojë një gazetari aksesin për të ushtruar të drejtën e tij për pyetje.
‘Në demokraci secili prej aktorëve duhet të luajë rolet e tyre dhe qartësisht gazetarët duhet të mbajnë përgjegjës qeverinë dhe zyrtarët e tjerë në lidhje me temat e rëndësishme që shqetësojnë qytetarët’, thuhet në deklaratën e AGSH.
Po ashtu, AGSH shpreh solidaritetin me kolegen Ambrozia Meta dhe i bën thirrje kryeministrisë që të lejojë gazetarët të bëjnë punën e tyre.
Reagimi
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është i shqetësuar për sjelljen e punonjësve të Gardës së Republikës ndaj Gazetares së Syri Tv Ambrozia Meta në një hapësirë publike.
Detyra e Gazetarëve është të bëjnë pyetje, pastaj i takon zyrtarëve, në këtë rast kryeministrit të vendit Z.Edi Rama për t’u përgjigjur ose jo, por askush nuk mund t’i mohojë një gazetari aksesin për të ushtruar të drejtën e tij për pyetje.
Në demokraci secili prej aktorëve duhet të luajë rolet e tyre dhe qartësisht gazetarët duhet të mbajnë përgjegjës qeverinë dhe zyrtarët e tjerë në lidhje me temat e rëndësishme që shqetësojnë qytetarët. Ndaj AGSH solidarizohet me kolegen Ambrozia Meta dhe i bën thirrje kryeministrisë që të lejojë gazetarët të bëjnë punën e tyre.
© SYRI.net
Begaj mbledh këshillin e Sigurimit, se Vlora e SHISH fliste me Agasin. Por vetë Rama fliste e bënte gosti me koordinatorin
Kedhi: Rama u izolua në New York, aleatët i kthyen shpinën, regjimi i tij është i braktisur brenda dhe jashtë vendit
Deklaratat skandaloze të kryeministrit, Garo: Edi Rama bëri sot, akt shantazhi politik në zemër të Europës...