Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, deklaroi se do të votojë për presidentin në rast se kandidati propozohet nga kjo parti.
Të lidhura
None found
Ajo e bëri këtë deklaratë të hënën, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, teksa iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.
“Nëse ka kandidat të LDK-së, unë votoj për”, tha Bajrami.
Lidhur me bisedimet e mundshme mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministrit Albin Kurti, deputetja tha se nuk ka marrë asnjë informacion.
“Nuk kemi diskutuar dhe as një informacion nuk e kam. S’kam çka t’iu them”, u shpreh ajo.
Kosova duhet ta zgjedhë presidentin deri më 6 tetor. Nëse kjo nuk ndodh, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 15 nëntori.
