Kantautorët e thirrur për të dhënë sugjerimet e tyre mbi projektligjin e të drejtave të autorit iu desh të prisnin jashtë derës të Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës deri në përfundim të debatit politik mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës. Në një hyrje të gjatë jashtë rendit të ditës, kryetara e Komisionit, Ina Zhupa ironizoi mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në OKB dhe deklaratën e bërë prej tij një ditë më parë kur mbërriti në aeroportin e Rinasit.