Papa Leoni deklaroi të hënën se negociatorët që përpiqen t'i japin fund luftës në Evropë duhet të jenë të gatshëm të sakrifikojnë disa qëndrime për të arritur paqen, ndërsa përpjekjet për t'i dhënë fund luftës së përgjakshme të Rusisë në Ukrainë vazhdojnë të dështojnë. Papa i parë amerikan, duke iu drejtuar liderëve evropianë në Metz, vendlindja e Robert Schuman-it, një prej themeluesve të Bashkimit Evropian, shprehu keqardhjen se "lufta është rikthyer, madje edhe në Evropë: një masakër e re dhe e pakuptimtë, që merr jetë të panumërta civilësh çdo ditë".