Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Blutë e Kavajës zbardhin 6 grabitjet në qytet, arrestohen “skifterët” duke qarkulluar me automjet të vjedhur

Shkruar nga Newsbomb
Blutë e Kavajës zbardhin 6 grabitjet në qytet, arrestohen
Foto ilustruese

Policia e Kavajës ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen si autorë të 6 vjedhjeve në qytet, ata u kapën duke qarkulluar me një automjet të vjedhur.

Arrestimi i tyre u krye gjatë një operacioni i koduar “Cooperation”, të zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, të dy këta shtetas rezultojnë me precedent penal për vjedhje dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 4 automjete, 3 targa, 3 çelësa automjetesh dhe 4 celularë. Policia ka sekuestruar gjithashtu veshje të përdorura gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe mjete për hapjen e automjeteve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese