Skandali i Vlora Hysenit, përgjegjësi e Edi Ramës/ Salianji: Janë publikuar sot të dhëna të personelit të SHISH!

Në një intervistë për News24, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, e cilësoi skandalin e Vlora Hysenit, ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), e cila akuzohet se ka ndihmuar Ergys Agasin me informacione sekrete teksa ndodhej në arrati, si situatën më të rëndë që i ka ndodhur shtetit shqiptar.

Salianji theksoi se kryeministri tentoi që të lajë duart, por shtoi se skandali është përgjegjësi e tij.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, ai theksoi se kryeministri po tallet me popullin kur thotë se Hyseni u emërua në krye të SHISH, për shkak të referencave të mira nga partnerët ndërkombëtarë.

Sipas tij, Vlora Hyseni ishte me “damkë” në karrierë, për shkak se u shkarkua nga Agjencia e Inteligjencës së Kosovës për shkak se ka nxjerrë të dhëna shtetërore.

“Është situata më e rëndë që i ka ndodhur shtetit. Kalbëzimi moral, etik dhe institucional dhe më keq kapja e shtetit nga grupet e krimit të organizuar. SHISH është hallka më e rëndësishme. Është kapur drejtuesja e shërbimit dhe jo në mënyrë dashurore por me qëllim. Është përzgjedhur si e tillë për shkak se i shërben grupeve të krimit për shantazh, kërcënuar politikanë e gazetarë etj. Si u përzgjodh? Kjo është hajde tallemi me njerëzit. Si u bë këshilltare? U spikat se ishte e shkëlqyer në ambientin publik? Ishte shkarkuar në Kosovë për shkak të një problematike që flitet për rrjedhjen e të dhënave me Serbinë. Dhe kjo është marrë me këtë arsye, është njeri me probleme, ka probleme dhe shantazhohet. Vendosen njerëz të shantazhueshëm. Këtu nuk po hetohet me qartësi”, tha ai.

Ai theksoi se ditën e sotme janë bërë publike edhe të dhëna të caktuara të personelit të SHISH, dhe sipas tij, pas nuk qëndrojnë iranianët, por vetë ish-drejtuesja Vlora Hyseni, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Ai theksoi se ky grup qëndronte edhe pas skandalit të sistemit TIMS vite më parë.

“Kanë plasur ujërat e zeza dhe nuk ka për të ndalur. Prandaj duhet të largohet Edi Rama për të shpëtuar veten dhe Shqipërinë. Është 100 përqind përgjegjësi e tij. Kryeministri që zgjedh një person që nuk e njeh asnjë njeri, që nuk vjen nga shërbimet këtu, që nuk ka kaluar filtrat e vettingut, që imponohet se i do qejfi këtij, cili partner ka thënë se është e shkëlqyer. Sot ka plasur një gjë tjetër. A e dini se me shumë gjasa që nuk ka farë iraniane në këto që dalin, kishin dalë numra të caktuar të personelit të Shërbimit. Këto që dalin janë përgjegjësi e kësaj, Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit. Sepse te të dhënat e sistemit TIMS ka qenë po i njëjti grup. Si janë njohur këta të dy, Hyseni me Agasin. Ky njeri pa asnjë pushtet politik influencon te SHISH, keqpërdor te AKSHI, Kadastra, institucionet e policia e shtetit”, tha ai.


Shtuar më 28.09.2026 15:56

Quantcast
sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabetcasibom