Skandali në SHISH, Ina Zhupa: Rama ka hallin e bisedave që mund të dalin, bëri monolog në Rinas

Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, deputetja e PD-së Ina Zhupa, u përfshi në një debat me deputetët socialistë gjatë mbledhjes së Komisionit, ku në qendër të diskutimeve ishte çështja e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Zhupa tha se situata ka cenuar sigurinë kombëtare dhe ngriti akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas saj, në materialet dhe bisedat që disponohen nga SPAK, përmendet edhe kryeministri.

Duke iu referuar mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Zhupa tha se institucionet që kanë përgjegjësi për situatën nuk mund të jenë njëkohësisht edhe zgjidhja e saj. ”Mblidhen shkaktarët, diskutojnë si ta mbulojnë këtë skandal të radhës. Ata s’mund të jenë zgjidhja kur janë vetë problemi. 90% e tyre kanë vetë dosje në SPAK dhe janë pjesë e rrjetit të kreut të organizatës Rama”, u shpreh Zhupa.

Ajo komentoi gjithashtu deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me situatën, duke pretenduar se ai është i shqetësuar për përmbajtjen e bisedave që mund të dalin në publik. ”Një patetizëm që nga aeroporti  i trembur nga pyetjet e gazetarëve, bëri monologun: vetëm unë të shpëtoj, pa në djall të gjithë. Mori në mbrojtje Vlorën, se ka hallin e bisedave ku del edhe vetë. Më shumë ishte shqetësuar mos dilnin bisedat, sesa për skandalin”, deklaroi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zhupa akuzoi qeverinë se ka dëmtuar funksionimin e institucioneve të sigurisë dhe e lidhi këtë me pretendime për fikjen e radarëve. ”Rama nuk i shërben dot sigurisë kombëtare kur ai vetë e katandisi shtetin në këtë gjendje: radarët që fiken për drogë, radarët që fiken për përgjime, radarët që fiken për vrasje. Një grup i strukturuar që ka zaptuar çdo qelizë të shtetit, me formën dhe vullnetin e Edi Ramës”, tha Zhupa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës kërkoi dorëheqjen e kryeministrit, duke e cilësuar atë si aktin që do t’i shërbente sigurisë kombëtare. “Ndaj, i vetmi akt real që do të kishte vlerë për sigurinë kombëtare është dorëheqja e tij”, përfundoi Zhupa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?