Përmbyllet “Shkolla Rinore Ballkanike 2026”, ambasadori turk: Forcojmë marrëdhëniet me Shqipërinë

Nga A2 CNN
28 Shtator 2026, 16:08 | Aktualitet

Përmbyllet “Shkolla Rinore Ballkanike 2026”, ambasadori turk:

Është përmbyllur programi “Shkolla Rinore Ballkanike (BGO 2026)”, me ceremoninë e ndarjes së certifikatave për studentët pjesëmarrës.

Ambasadori turk, i pranishëm në ceremoni foli për intensifikim të raporteve me Tiranën. Ai u shpreh se mbështetja e Ankarasë do të thellohet në një sërë procesesh kryesisht në edukim.

Programi u organizua nga Shoqata e të Diplomuarve në Turqi (TUMED), ku gjatë ceremonisë përmbyllëse, studentëve që përfunduan programin iu dorëzuan certifikatat, ndërsa u vlerësua angazhimi dhe pjesëmarrja e tyre gjatë aktiviteteve.

“Shkolla Rinore Ballkanike 2026” përfshiu një cikël leksionesh nga zëra publik në Shqipëri, diskutimesh dhe aktivitetesh, me synim krijimin e hapësirave të komunikimit dhe shkëmbimit të përvojave mes të rinjve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos