”Brenda 2030-ës në familjen europiane”, deputetja Sara Mila: Një rrugë e vështirë, por e domosdoshme

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka reaguar për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke shprehur optimizëm për përmbylljen e këtij procesi brenda vitit 2030.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Mila thekson rëndësinë e angazhimit dhe përgjegjësisë së institucioneve shqiptare në rrugën drejt anëtarësimit.

“Rruga jonë drejt BE-së është e pandalshme! Shumë krenare për Shqipërinë, shumë të motivuar për të bërë me përgjegjësi pjesën tonë të puzzel-it, të rrugës së vështirë por kaq të domosdoshme për të qenë brenda 2030-ës anëtarë të familjes europiane”, shkruan deputetja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata vjen në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, ku përparimi drejt anëtarësimit kërkon përmbushjen e angazhimeve dhe reformave të përcaktuara në kuadër të negociatave me BE-në.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Mila (@saramilaa)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?