
Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme një kodër në zonën e fshatit Mëmlisht në Pogradec, duke shkaktuar shqetësim për përhapjen e flakëve drejt masivit pyjor me pisha.
Të favorizuara nga era, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rritur rrezikun për përfshirjen e sipërfaqeve të tjera pyjore.
Sipas raportimeve në vendngjarje kanë mbërritur dhjetëra forca të MZSH-së, të mbështetura nga dy mjete zjarrfikëse, si dhe punonjës të shërbimit pyjor. (A2 Televizion)