Torino, 39-vjeçari u vra dhe u copëtua; nëna e të dyshuarit: Qante dhe ishte i tronditur

Një 39-vjeçar, Fabio Colapietro, u vra dhe më pas u copëtua në Torino të Italisë. Përgjegjësinë për ngjarjen e ka pranuar 26-vjeçari Christian Matheus De Oliveira Morando, i dyshuar për vrasjen e tij pas një konflikti për para.

Të lidhura

None found

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi teksa dy personat po konsumonin drogë.

Nëna e 26-vjeçarit i tha emisionit italian “Ore 11” se djali nuk ishte kthyer në shtëpi prej më shumë se një jave. Ajo tregoi se ai e kishte telefonuar dhe i kishte folur në mënyrë të paqartë, duke e bërë të kuptonte se kishte ndodhur diçka e rëndë.

“Kishte më shumë se një javë që nuk vinte në shtëpinë time. Më telefonoi dhe më tha gjëra të paqarta, duke më bërë të kuptoja se kishte ndodhur diçka shumë e rëndë. Në atë moment i sugjerova të telefononte policinë”, rrëfeu gruaja.

Kur i riu kontaktoi policinë, ai ishte i tronditur dhe qante shumë. Sipas nënës së tij, ia dha asaj telefonin dhe ajo ndërmjetësoi bisedën.

“Ai kishte thënë se i kishte bërë keq dikujt”, tha ajo, duke përshkruar atë që i biri i kishte rrëfyer për ngjarjen.

Sipas versionit të 26-vjeçarit, ai ndodhej në një festë ku përdorej drogë. Ai pretendon se e kishte zënë gjumi dhe, pasi u zgjua, pa një burrë që po merrte disa prej sendeve të tij. Mes tyre nisi një përleshje, ku u përfshinë edhe dy persona të tjerë të pranishëm në banesë: pronarja dhe një i ftuar tjetër.

“Pastaj menduan se ky person kishte humbur ndjenjat, por në të vërtetë kishte vdekur”, tregoi nëna e të dyshuarit.

Gruaja foli edhe për shëndetin e të birit, duke përmendur varësinë nga droga dhe çrregullimet e personalitetit.

“Djali im nuk është mirë për shkak të varësisë nga droga dhe çrregullimeve të personalitetit që ka. Por, pavarësisht gjendjes së tij, ai i bënte keq vetëm vetes”, u shpreh ajo.

Sipas nënës, 26-vjeçari ishte shtruar disa herë së fundmi në repartet psikiatrike të spitalit, por ishte larguar, pasi nuk arrinte të qëndronte aty.


Shtuar më 28.09.2026 16:51

Quantcast
sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabetcasibom