SELENICE- Aksi rrugor, 15 kilometra që lidh Vllahinën e Selenicës me Poçemin e Mallakastrës është shembur në disa segmente.

Rruga u rikonstruktua 2 vite më parë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një fond prej 4 milionë e 720 mijë e 655 euro.

Punimet nisën në vitin 2023 dhe përfunduan në 2024, por tashmë, në disa pjesë të saj, janë shfaqur çarje, deformime dhe ulje të trasesë.

Problematika më e dukshme paraqitet pranë fshatit Karbunar të Selenicës, ku rreth 400 metra janë prekur nga rrëshqitjet…

Lëvizja e tokës kane dëmtuar jo vetem asfaltin por gjithe trasene e rruges. 

Tabelat tregojnë se rruga është e aksesueshme vetem me një korsi.

Banoret tregojne se ato janë vendosur prej muajit shkurt të këtij viti por ende nuk jane kryer punime për kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme.

“Po ka pasur rrëshqitje të mëdha se dimri që kaloi qe pak si i ashpër edhe kjo grykë këtu historikisht, që në lashtësi është vend me ujë dhe rrëshqet toka. Ka ujë vetvetiu, nuk është se është faji i atyre që kanë bërë rrugën.

Tani këtu është hapur shumë punë. Do fillosh me pilota që në buzë të lumit, se lumi tani, fatkeqësisht është ngjeshur këtej nga pjesa në anë të rrugës”, tha një banor.

“Po ka shkarë 400 metra lart dhe deri në buzë të lumit. Kjo ka shkarë sivjet, kur ra një një shi shumë i madh.  Por duhet ndërhyrë aty, s’bëhet llaf ajo punë. Duhet ndërhyrë që në Vjosë. Jo vetëm aty. Duhet të vendosim pilota. Mirëpo  është masiv i madh dheu. Atje s’ka vetëm 1 milion metra kub, atje janë qindra miliona meter kubë dhera”, tha nje tjeter banorë.

Mbetet për t’u parë nëse problematika eshte shkaktuar vetëm nga erozioni apo ka pasur mangësi në projektim dhe zbatimin e projektit?!