Kryeministri mbledh drejtuesit e PS-së dhe ministrat/ Zbulohet fokusi i takimit

Politikë

640-0-1787995924xrama-edi-804-6aba7eb60e7e3.jpg

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një mbledhje me drejtuesit e PS-së në qarqe dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Takimi u zhvillua në orën 14:00, në “Vilën e Kuqe” në zonën e Saukut në Tiranë.

Në përfundim të takimit, mësohet se fokusi ishte bilanci i punës së bërë në terren gjatë dy javëve të fundit, në kuadër të nismës “Prania Besnike”.

Ndërkohë, drejtuesit politikë të PS-së raportuan mbi ecurinë e kësaj nisme dhe angazhimet e zhvilluara në qarqet përkatëse.

ME TE LEXUARAT