Ndarja e re territoriale/ Këshilli Bashkiak i Belshit voton kundër bashkimit me Elbasanin

Këshilltarët argumentuan arsyen e votës së tyre, se përse bashkia me potencial të rëndësishëm turistik duhet të qëndrojë më vete dhe të vetë administrohet.
Këshilli Bashkiak i Belshit është shprehur kundër bashkimit me Bashkinë e Elbasanit.
Nga 21 këshilltarë në total, 7 prej tyre, nga PD, votuan kundër bashkimit me Elbasanin, 10 abstenuan, ndërsa 4 votuan pro.
Edhe pse projekti i PS për reformën territoriale u kundërshtua, debate pati mes këshilltarëve për shkak të votës abstenim të këshilltarëve të PS.
Këshilltarët argumentuan arsyen e votës së tyre, se përse bashkia me potencial të rëndësishëm turistik duhet të qëndrojë më vete dhe të vetë administrohet.
Ajo që të bie në sy në Belsh është indiferenca qytetare sa i përket Reformës Territoriale. Konsultimet publike u thirrën dy herë dhe në të dyja rastet dështuan.
Këshilli bashkiak i Belshit arriti të marrë mendimin e vetëm një numri të vogël qytetarësh gjatë takimit në qytet.


