Amber: Nëse do të kisha diçka me një banor të “Big Brother VIP”, do ta bëja publike vetë

Amber, ish-pjesëmarrëse e “Big Brother VIP 4”, ishte e ftuar sot në emisionin “Live From Tirana”, ku bisedoi me Stenaldo Mëhillin për përvojën e saj në shtëpinë më të njohur televizive në Shqipëri.

Të lidhura

None found

Gjatë intervistës, ajo u pyet nëse kishte flirtuar me ndonjë prej banorëve, brenda apo jashtë formatit. Amber tha se nuk ka komplekse dhe se, po të kishte diçka, do ta tregonte hapur.

“Nuk e kam aspak problem ta bëj publike. Rrjetet sociale janë zhvilluar aq shumë, sa nuk mund të fshihesh; mjafton të dalësh për drekë apo darkë. Para se të na nxjerrin të palarat, më mirë t’i nxjerrim vetë”, u shpreh ajo duke qeshur.

Pjesë nga intervista:

Stenaldo: A të ndihmoi Big-u të zbulosh te vetja anë që nuk i njihje ose të cilave nuk u kushtoje rëndësi para se të merrje pjesë në “Big Brother”?

Amber: Big-u të rrit përpara kamerave, sepse të mëson parime që nuk i fiton në një intervistë të zakonshme. Aty njeh veten dhe kupton vlerat e tua, si person.

Stenaldo: Po për dashurinë pas Big-ut, si mendon?

Amber: Për mua, dashuria nuk ka ndryshuar.

Stenaldo: Po këndvështrimi yt për të?

Amber: Nëse dikush të do, apo nëse ti do dikë, Big-u nuk ta ndryshon këtë.

Stenaldo: Nëse do të kishe qëndruar më gjatë në shtëpi dhe nuk do të kishe bërë një rihyrje, a mendon se mund të ishe dashuruar me dikë?

Amber: Jo, unë godas që në fillim; nuk e lë për në fund.


Shtuar më 28.09.2026 17:03

Quantcast
sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabetcasibom