Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në njoftimin e fundit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për raste të komprometimit të llogarive në WhatsApp.

Në disa raste të raportuara, përdoruesit kanë humbur aksesin në llogaritë e tyre, ndërsa institucionet përkatëse po analizojnë mënyrën se si kanë ndodhur këto incidente.

Për të reduktuar rrezikun e komprometimit të llogarisë WhatsApp, AKSK njofton për disa këshilla që duhet ti kenë parasysh përdoruesit:

Qytetarët duhet të aktivizojnë verifikimin me dy hapa (Two-step verification) te Settings → Account, si dhe të mos ndajnë kodet e verifikimit, fjalëkalimet apo të dhënat e llogarisë me një qytetar tjetër.

AKSK njofton gjithashtu se duhet të kontrollojnë rregullisht seksionin “Linked Devices” dhe të shkëpusin menjëherë çdo pajisje që nuk e njohin.

Për më tej të mos klikojnë linqe të dyshimta që i marrin me SMS, WhatsApp apo email, veçanërisht kur iu kërkohet të verifikojnë llogarinë.

Raportohet se kur se qytetari merr një kod ose njoftim për regjistrimin e WhatsApp-it në një pajisje tjetër pa e kërkuar vetë, nuk duhet ta ndajë kodin dhe të mos e autorizojë kërkesën.

 Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton gjithashtu se duhet që të sigurojnë edhe adresën e email-it të lidhur me llogarinë, me një fjalëkalim unik dhe autentikim me shumë faktorë.

Në raste kur përdoruesi humbet aksesin në llogari, paralajmërohet të përdorë vetëm procedurat dhe kanalet zyrtare të WhatsApp për rikuperimin e saj.

Në përfundim këshillohet që një kod verifikimi të ngelet personal. Edhe kur kërkesa duket sikur vjen nga një person që qytetari nuk e njeh duhet ta verifikojë përpara se të veprojë.