AKTUALITET, 28 September 2026, 17:00

Dyshohet se përdhunoi një grua dhe i vodhi paratë, Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një grua dhe më pas i ka vjedhur një shumë parash.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator, kur 43-vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase dhe i ka vjedhur asaj një shumë parash.

Pas denoncimit dhe veprimeve të para hetimore, blutë e Vlorës kanë nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e 43-vjeçarit.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin dhe mbledhjen e provave lidhur me rastin.