BE miraton pesë projekte të përbashkëta të mbrojtjes për dronë, mbrojtje detare dhe raketore
Këshilli Evropian miratoi të hënën pesë Projektet e para të Mbrojtjes Evropiane me Interes të Përbashkët (EDPCI), me synim forcimin e gatishmërisë mbrojtëse dhe kapaciteteve industriale të Bashkimit Evropian.
Projektet përfshijnë zhvillimin e aftësive në fushën e dronëve dhe sistemeve kundër dronëve, mbrojtjen detare dhe të shtratit të detit, mbrojtjen hapësinore, ajrore dhe raketore, si dhe forcimin e mbrojtjes në krahun lindor të BE-së.
EDPCI-të janë pjesë e Programit Evropian të Industrisë së Mbrojtjes (EDIP), të miratuar nga BE-ja në vitin 2025. Nisma synon t’u mundësojë shteteve anëtare të zhvillojnë së bashku kapacitete ushtarake të konsideruara të rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen evropiane.
Projektet janë fokusuar veçanërisht në iniciativa të mëdha ose komplekse, të cilat do të ishin më të vështira për t’u realizuar nga shtetet individualisht.
Me miratimin e tyre, pesë projektet bëhen të pranueshme për financim nga BE-ja përmes EDIP-it. Ky program do të mbështesë fazat fillestare të zbatimit dhe mund të shërbejë si bazë për financim shtesë përmes Fondit Evropian të Konkurrueshmërisë.
“Vendimi i sotëm tregon se Evropa mund të jetë ambicioze dhe të përmbushë premtimet e saj”, deklaroi komisioneri evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius. Ai theksoi se shtetet anëtare po bashkojnë ekspertizën dhe investimet për zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta të mbrojtjes.
Kallas: BE-ja të koordinojë përgjigjen ndaj sulmeve hibride
Nga bateri të përdorura të makinave elektrike në depo energjie, mundësia e re që po shqyrton Europa
Rasti i parë në Holandë, 2-vjeçarja i nënshtrohet eutanazisë
- 17:18 103 dhe 101 vjeç, motër e vëlla nga Pogradeci mbajnë gjallë kujtimet e një shekulli
- 17:18 Kallas: BE-ja të koordinojë përgjigjen ndaj sulmeve hibride
- 16:59 Thatësira dhe kostot e larta godasin misrin, fermerët e Gjergjanit në Elbasan: Nuk na del as qiraja
- 16:46 Nga bateri të përdorura të makinave elektrike në depo energjie, mundësia e re që po shqyrton Europa
- 16:42 Avioni bën ulje emergjente në Portugali, pas një problemi në bord
- 16:41 Pogradec, zjarr masiv në një kodër pranë Mëmlishtit, rrezikohet masivi pyjor me pisha