Zjarr masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era e fortë po ndihmon në përhapjen e flakëve
28/09/2026 17:37
Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat me ullishta ne Kreshpan të Fierit.
Nuk dihen shkaqet, e zjarrit por burime nga ekipet zjarrfikës sqarojnë se zjarri nisi rreth orës 16:30 por ka përparuar me shpejtësi i ndihmuar nga era.
Po punohet për shuarjen e flakëve nga zjarrfikësit dhe banorë të zonës.
Top Channel