’Nuk ka kthim pas!’/ 121 ditë protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

’Nuk ka kthim pas!’/ 121 ditë protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

17:38, 28/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Protesta kundër qeverisë hyn në muajin e pestë. Thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës, qeveri tranzitore dhe hetim nga drejtësia

Nuk ka kthim pas. Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 121-të, duke shënuar muajin e pestë të një qëndrese që protestuesit deklarojnë se do ta vijojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Pas protestës së 120-të, e cila u zhvillua pranë Kryeministrisë dhe vijoi me marshim në rrugët e Tiranës, qytetarët pritet të mblidhen sërish sot.

 ‘Edi Rama, jep dorëheqjen’, ‘Arrestoni Ramën’, ‘Ju erdhi fundi’, ‘Revolucion’ dhe ‘Poshtë narkoshteti’ ishin disa prej thirrjeve të përsëritura gjatë protestës së së dielës.

Në qendër të protestës vijon të jetë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Protestuesit kërkojnë gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore, ndryshime ligjore dhe ndërhyrjen e institucioneve të drejtësisë ndaj çështjeve që ata i konsiderojnë shqetësuese.

Aktivisti Dritan Goxhaj deklaroi se ‘nuk ka kthim pas’, duke bërë thirrje për vijimin e qëndresës paqësore. Sipas tij, dhuna do t’i shërbente pushtetit.

Në protestë u shfaqën gjithashtu pankarta dhe mesazhe drejtuar SPAK-ut, ndërsa AKSHI dhe zhvillimet e fundit institucionale ishin ndër temat e ngritura nga protestuesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco