web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen diskutimet me Schieder/ Balla takon Raporterin e PE-së për Shqipërinë

28 Shtator 2026, 17:49, Politikë CNA

Zbulohen diskutimet me Schieder/ Balla takon Raporterin e PE-së për

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder.

Mësohet se gjatë takimit, Balla dhe Schieder diskutuan mbi ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

Balla theksoi se Shqipëria vijon të kryesojë mes vendeve aspirante në këtë raund zgjerimi të BE-së, duke nënvizuar se progresi i dukshëm i vendit në rrugën europiane po jep rezultate konkrete.

“Shqipëria është në krye të vendeve aspirante për anëtarësim në këtë raund zgjerimi dhe progresi i saj i dukshëm në rrugën europiane kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë”, u shpreh Balla./CNA





Lajmet e fundit nga