Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

Emocionuese nga Gjakova, nënë Ferdonija i bashkohet protestës për ish-krerët e UÇK-së, shtron tavolinën për pesë familjarët që nuk u kthyen kurrë

Shkruar nga Newsbomb
Emocionuese nga Gjakova, nënë Ferdonija i bashkohet protestës
Ferdonije Qerkezi ne protesten per ish-kreret e UÇK

Mbrëmjen e së dielës, në sheshin “Skënderbeu” në Gjakovë, në mesin e protestuesve që morën pjesë në protestën “Jo në emrin tim”, një skenë e veçantë tërhoqi vëmendjen. Nëna Ferdonije Qerkezi, e cila gjatë luftës në Kosovë humbi bashkëshortin dhe katër djemtë e saj, shtroi në shesh tavolinën që prej vitesh e shtron në banesën e saj, duke vendosur mbi të pjata me ushqim për familjarët e saj të vrarë.

Në vendet ku dikur uleshin Halimi, Artani, Armendi, Ardiani dhe Edmondi, këtë herë nuk kishte askënd. Kishte vetëm pjatat e shtruara nga një nënë që edhe pas 27 vitesh vazhdon ta mbajë gjallë kujtimin e familjes së saj.

Ferdonije Qerkezi iu bashkua protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa tavolina e saj në shesh u shndërrua në një simbol të dhimbjes së familjeve që humbën më të dashurit e tyre gjatë luftës.

Emocionuese nga Gjakova, nënë Ferdonija i bashkohet protestës
Foto nga protesta e djeshme

Familja Qerkezi përbëhej nga gjashtë anëtarë. Më 27 mars 1999, në një kohë kur lufta kishte përfshirë Kosovën, forcat policore dhe ushtarake serbe hynë në shtëpinë e familjes në Gjakovë dhe morën me forcë bashkëshortin e Ferdonijes, Halimin, dhe katër djemtë e saj, Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin.

Sipas rrëfimeve të saj, fillimisht në shtëpinë e familjes kishte ardhur policia serbe me pretendimin se po kryente një kontroll, me arsyetimin se aty mund të strehoheshin refugjatë të luftës. Më pas, ata u kthyen sërish, të maskuar, dhe i morën me forcë burrat e familjes.

Për Ferdonijen nisi atëherë një pritje që nuk do të përfundonte kurrë me kthimin e tyre në shtëpi. Pas disa vitesh, ajo mori lajmin se bashkëshorti dhe katër djemtë e saj nuk jetonin më.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese