28 Shtator 2026, 17:55
Nga G.M
Kongresisti republikan, Joe Wilson. Fotografi nga arkivi.
Dy republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara i kanë bërë thirrje administratës së presidentit Donald Trump që t’i vazhdojë sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), raportoi të hënën mediumi amerikan The Hill.
NIS-i është nën sanksione amerikane për shkak se shumica e pronësisë së saj është në duart e kompanive ruse. Pronarët rusë gëzojnë 56.15 për qind të aksioneve, prej të cilave 44.85 për qind i përkasin kompanisë shtetërore Gazprom Neft.
Kongresistët republikanë Joe Wilson dhe Keith Self i dërguan të premten letër Departamentit amerikan të Thesarit, në të cilën kundërshtuan zgjatjen e lehtësimit nga sanksionet për NIS-in.
“Po ju shkruajmë për t’ju kërkuar me respekt që ta rishikoni zgjatjen e të gjitha licencave shtesë të përkohshme që do t’i mundësonin Industrisë së Naftës së Serbisë të vazhdojë punën, pavarësisht sanksioneve amerikane që lidhen me pronësinë e saj ruse”, thuhet në letër.
Letra i është drejtuar sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent. NIS-i i kërkoi javën e kaluar Departamentit amerikan të Thesarit t’ia lëshojë një licencë të re, e cila do t’i mundësonte vazhdimin e punës.
Licenca e tanishme për NIS-in, e lëshuar nga Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit, skadon më 30 shtator. Administrata amerikane vendosi sanksione ndaj NIS-it në fillim të vitit 2025, me qëllim për t’ia pamundësuar Rusisë përdorimin e të ardhurave nga sektori energjetik për luftën në Ukrainë.
Për më shumë se një vit, sanksionet janë shtyrë, ndërsa qëkurse kompania hungareze MOL u shfaq si blerëse e interesuar, licenca e OFAC-it për për veprimtarinë e NIS-it është rinovuar periodikisht. NIS-i furnizon 80 për qind të nevojave energjetike të Serbisë, por është në pronësi shumicë të gjigantëve energjetikë rusë Gazprom Neft dhe Gazprom, të cilët janë nën sanksionet e SHBA-së.
Wilson dhe Self shprehin shqetësim se përjashtimet po i mundësojnë NIS-it që t’i zvarrisë negociatat për shitjen e aksioneve ruse në kompani. Në janar, kompania hungareze MOL njoftoi se kishte arritur marrëveshje me Gazprom Neft për blerjen e aksioneve të tij në shumicë në NIS, por marrëveshja ende nuk është përmbyllur.
“Negociatat për marrëveshjen përfundimtare të blerjes janë ende duke vazhduar, ndërsa MOL-i i ka kërkuar departamentit tuaj miratim të mëtejshëm për vazhdimin e operimit, pavarësisht përparimit të kufizuar”, thanë kongresistët.
“Për më tepër, Serbia vazhdon të mbajë lidhje të ngushta politike dhe ekonomike me Rusinë dhe, ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës pas pushtimit e Ukrainës në shkurt të vitit 2022”, shtuan ata.
Për shkak të lidhjeve mes Serbisë dhe Rusisë, shqetësime janë shprehur edhe në Kongresin amerikan. Gjatë një debati në mesin e shtatorit në Kongres, u shpreh shqetësim dypartiak për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën, ndërsa u ngritën edhe pyetje nëse, në kuadër të Dialogut Strategjik SHBA-Serbi, është diskutuar për “ndikimin keqdashës” të Moskës dhe Pekinit./REL
serbi rel
Bota
28 Shtator 2026, 17:20
G.M
Marie-Célestine Carontois
RD KONGO- Një zyrtar i lartë i partisë në pushtet në Republikën Demokratike të Kongos &...
Bota
28 Shtator 2026, 17:03
G.M
Deniz Goktas
TURQI- Një gjykatë në Stamboll ka dënuar me 19 muaj burg komedianin turk Deniz Goktas, pasi u shpall fajtor për &ldqu...
Bota
28 Shtator 2026, 16:17
E. D
Ministri grek i Energjisë, Stavros Papastavrou dhe ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle
GREQI- Partitë opozitare t&e...
Bota
28 Shtator 2026, 16:12
G.M
Vullnetarë e bartin një grua të plagosur nga vendi ku ndodhet ndërtesa e Akademisë së Shkencave të Ukrainës, pasi ajo ...
Bota
28 Shtator 2026, 15:51
G.M
Pamje nga Kievi
UKRAINA- Një grua humbi jetën dhe tre persona të tjerë u plagosën pasi një dron rus goditi të hën&e...
Bota
28 Shtator 2026, 15:43
G.M
Forcat e NATO-s
EVROPA- Bashkimi Evropian po bën një hap drejt forcimit të autonomisë së tij mbrojtëse, pasi miraton pesë...
Bota
28 Shtator 2026, 15:10
G.M
Flamuj të Bashkimit Evropian në selinë e Komisionit Evropian, në Bruksel. Fotografi nga arkivi.
Një ditë pasi presidenti i Se...
Bota
28 Shtator 2026, 15:00
G.M
Xi Jinping dhe Donald Trump
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë arritur marrëveshje për uljen reciproke të tarifave për mallra...
Bota
28 Shtator 2026, 14:16
G.M
Vullkani Kilauea
HAWAII- Pamje spektakolare janë regjistruar nga shpërthimi i vullkanit Kilauea në Hawaii, ku rrjedhat e lavës së ...
Bota
28 Shtator 2026, 14:04
G.M
Policia në RAF Fairford
ANGLI- Pesë shtetas britanikë, të moshave 20 deri në 25 vjeç, janë arrestuar pranë baz&eu...