POLITIKË /

“Qytetarët e gjejnë vulën në SPAK, se janë 40 kryetarë atje”, Boçi përplaset me Manjën. Deputeti socialist: Ti shiko mos të vijë ndonjë ftesë

Deputeti demokrat në një moment kur po diskutohej për shërbimet publike, tha se qytetarët sot e gjejnë vulën në SPAK, sepse 40 kryetarë bashkish janë të proceduar.

Shkruar nga Versus

“Qytetarët e gjejnë vulën në SPAK, se janë 40

Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Territoriale, deputeti i PD Luçiano Boçi u përfshi gjatë diskutimeve tek “Ligjet” në një debat me kryetarin e komisionit parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja në lidhje me reformën territoriale.

Deputeti demokrat në një moment kur po diskutohej për shërbimet publike, tha se qytetarët sot e gjejnë vulën në SPAK, sepse 40 kryetarë bashkish janë të proceduar.

“Doja ta nisja te monologu juaj (Manja), ku qytetarët e gjenin kryetarin e komunës. Dhe e përcaktoje që do e gjenin vulën te turizmi. E di ku e gjejnë vulën sot qytetarët?  Te SPAK janë 40 kryetarë bashkish të proceduar”, tha deputeti i PD, Luçiano Boçi.

Ndërsa Manja ka reaguar menjëherë duke deklaruar se secili ka betejën e tij me drejtësinë.

“Mos u merr me atë punë ti secili e ka llogarinë vetë me drejtësinë, ti shiko mos të marrësh vetë ndonjë ftesë për vete. Kur të të vijë shko atje”, tha deputeti socialist Ulsi Manja.

Pjese nga debati

Luçiano Boçi: Doja ta nisja te monologu juaj (Manja), ku qytetarët e gjenin kryetarin e komunës. Dhe e përcaktoje që do e gjenin vulën te turizmi. E di ku e gjejnë vulën sot qytetarët?  Te SPAK janë 40 kryetarë bashkish të proceduar .

Ulsi Manja: Mos u merr me atë punë ti secili e ka llogarinë vetë me drejtësinë, ti shiko mos të marrësh vetë ndonjë ftesë për vete. Kur të të vijë shko atje.

Luçiano Boçi: nuk kam frikë se s’kam qenë as ministër asgjë. Jo se s’kam dashur

Manja: Po as ke për të qenë ndonjëherë ti, po ta them unë. Ka shumë faktorë që s’ke për të qenë

Luçiano Boçi: Ti e mat politikën me të qënit ministër./Versus.al

Poll