E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Showbiz

“Aksidenti më la 30 minuta pa ndjenja”, Mc Kresha: Më ndryshoi jeta, u forcua bindja ime ndaj Krijuesit

Një aksident i rëndë në Zvicër, në vitin 2011, do t’i ndryshonte përgjithmonë jetën reperit MC Kresha.

I ftuar në studion e “Takohemi n’Vizion” nën moderimin e Fjodora Fjorës, MC Kresha rrëfeu se qëndroi rreth 30 minuta pa ndjenja pas përplasjes.

Reklamë

Reperi tregoi gjithashtu se pak ditë pas aksidentit mori vendimin të hiqte dorë përgjithmonë nga alkooli.

“Në vitin 2011, në natën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor, ne kemi pasur një aksident në Zvicër dhe makina ka goditur pikërisht anën ku kam qenë unë. Për gjysmë ore nuk kam pasur vetëdije. Isha pa ndjenja për gjysmë ore.

S’mundet ta besosh që kthehet një njeri në rregull plotësisht, sikur mos të kishte ndodhur asnjë gjë. Unë mendoj që ajo ishte veç punë e Zotit në atë kohë, të cilit i jam shumë falënderues sepse punon në mënyrë të mistershme, dhe kjo më bën ta ndiej e ta di me bindje të plotë që jemi të krijuar. Ai Krijues që na ka krijuar e ka një manual për ne, dhe edhe nëse diçka e keqe do të na ndodhë, është për të mirën tonë. Sepse një javë më pas, unë kam qenë shumë merakli i alkoolit, më datën dy janar të atij viti e kam ndalur alkoolin dhe nuk kam pirë më kurrë. Nuk kam pirë më kurrë alkool, që i bie prej 14 vitesh, 9 muajsh e 27 ditësh”, tha MC Kresha në Vizion Plus.

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.