Alarm në Universitetin e Harvardit në SHBA, pas një kërcënimi për bombë në një prej ndërtesave të kampusit.
Autoritetet kanë kërkuar nga personat që ndodhen pranë zonës së prekur të qëndrojnë në ambiente të sigurta, ndërsa të tjerët janë udhëzuar ta shmangin atë.
Kërcënimi lidhet me Memorial Hall, ku ndodhet edhe Sanders Theatre, një prej sallave më të mëdha të leksioneve në universitet. Në afërsi të ndërtesës ndodhet edhe Annenberg Hall, salla e ngrënies që përdoret kryesisht nga studentët e vitit të parë.
Universiteti i Harvardit ka dërguar një njoftim emergjence, duke u kërkuar personave pranë Memorial Hall të qëndrojnë në një vend të sigurt deri në një njoftim të dytë.
“Ndiqni udhëzimet e oficerëve të policisë në vendngjarje. Prisni udhëzime të mëtejshme nga zyrtarët e universitetit”, thuhet në njoftimin e Harvardit.
Ndërkohë, shërbimet e autobusëve në zonën e prekur janë ndërprerë përkohësisht, kurse autoritetet po vijojnë kontrollet në kampus, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi natyrën apo burimin e kërcënimit.













