AKTUALITET /

Arratisja me helikopter nga Korydallos/ Si u arratisën Alket Rizai dhe Paleokostas për herë të dytë nga burgu grek

Sipas dëshmive të publikuara pas ngjarjes, gruaja kishte marrë me qira helikopterin dhe gjatë fluturimit nxori një granatë dore, duke kërcënuar pilotin dhe e detyruar atë të drejtohej drejt burgut.

Shkruar nga Versus

Arratisja me helikopter nga Korydallos/ Si u arratisën Alket Rizai dhe

Një nga arratisjet më spektakolare nga burgjet greke ndodhi më 22 shkurt 2009, kur Alket Rizai dhe Vassilis Paleokostas u arratisën për herë të dytë nga burgu i sigurisë së lartë Korydallos, në Athinë.

Gjithçka ishte organizuar në detaje. Ndërsa dy të burgosurit ndodheshin në ambientet e burgut, një helikopter u shfaq mbi Korydallos. Në bord ndodhej një grua e identifikuar si “zonjusha Alexandrova”, e cila dyshohet se ishte partnerja e Rizait, Aspasia Mitropia, e njohur në media si “Sula e Rizait”.

Sipas dëshmive të publikuara pas ngjarjes, gruaja kishte marrë me qira helikopterin dhe gjatë fluturimit nxori një granatë dore, duke kërcënuar pilotin dhe e detyruar atë të drejtohej drejt burgut.

Në tokë, alarmi në Korydallos u aktivizua sapo rojet vunë re helikopterin. Ndërkohë, nga mjeti fluturues u lëshua një shkallë me litar drejt çatisë së burgut, duke u krijuar mundësinë Rizait dhe Paleokostas të largoheshin.

Një prej rojeve tentoi t’i ndalonte, por Rizai e kërcënoi me një hell qebapësh. Pak çaste më vonë, të dy arritën të hipnin në helikopter.

Arratisja me helikopter nga Korydallos/ Si u arratisën Alket Rizai dhe

Arratisja u kthye në kaos kur rojet hapën zjarr. Tre prej tyre përdorën automatikë MP5 dhe qëlluan mbi helikopterin, duke e goditur me më shumë se 30 plumba. Një prej plumbave preku depozitën e karburantit dhe në kabinë nisi të përhapej karburanti.

Piloti u detyrua të kryente një ulje emergjente. Megjithëse helikopteri u qëllua disa herë, Rizai, Paleokostas, gruaja dhe piloti nuk pësuan lëndime të rënda.

Pamjet e arratisjes, të regjistruara nga një banore e një apartamenti pranë burgut, u publikuan më pas dhe u përhapën gjerësisht në internet.

Arratisja e dytë e dy të burgosurve u shndërrua në një prej ngjarjeve më të bujshme kriminale në Greqi. Emrat e Rizait, Paleokostas dhe Mitropias u bënë pjesë e një serie historish që qarkulluan për muaj të tërë në mediat greke dhe ndërkombëtare.

Por liria e Rizait nuk zgjati shumë. Më 17 nëntor 2009, ai u arrestua sërish në Grammatiko, së bashku me partneren e tij, Aspasia Mitropia, e cila në shtyp njihej si “Sula e Rizait”.

Poll