Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Flakët “përpijnë” Kreshpanin e Fierit, shkrumbohen dhjetëra rrënjë ullinj! Kërkohet ndërhyrje nga ajri

Shkruar nga Newsbomb
Flakët “përpijnë” Kreshpanin e Fierit, shkrumbohen
Foto nga vendngjarja

Një vatër zjarri e përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në Kreshpan të Fierit, duke përfshirë sipërfaqe me ullinj dhe bimësi të ndryshme. Si pasojë, janë djegur dhjetëra rrënjë ullinjsh.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi. Banorët bëjnë me dije se zjarri ka nisur fillimisht në një zonë me pisha dhe më pas është përhapur drejt kodrës që lidh Kreshpanin me fshatin Vjosë.

Në zonën e përfshirë nga flakët ndodhen ullishte, vreshta dhe pisha dhjetëra-vjeçare, e cila ka rritur rrezikun e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Ndërkohë, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Efektivët e shërbimit zjarrfikës po punojnë për lokalizimin e vatrave, duke përdorur pompa krahu dhe mjete të tjera në dispozicion. Puna vijon për të frenuar përhapjen e flakëve drejt sipërfaqeve me ullinj e vreshta, si dhe masivit pyjor.

Deri në këto momente, flakët ndodhen larg zonës së banuar. Për shuarjen e zjarrit është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese