AKTUALITET /

EMRAT/ Nga Hati tek prokurori i SPAK, ja kush janë personazhet që shfaqen në videot e Ergys Agasit

Në videot e Gysit mësohet se shfaqet edhe një gjyqtare e GJKKO, e cila duket se ka vendosur në siklet Altin Dumanin, prokurorin e çështjes. Gysin e ka takuar edhe gjyqtarja e famshme I. R.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Nga Hati tek prokurori i SPAK, ja kush janë personazhet që

Identifikohen të tjerë personazhe, të cilët kanë frekuentuar zyrën e Gys Agasit, disa nga të cilët shfaqen edhe në pamjet filmike që disponon SPAK-u. Sipas burimeve, në regjistrimet e gjata audio dhe video nga sistemi i përgjimit që Ergys Agasi kishte montuar vetë në zyrën e tij, shfaqet edhe influencierja Hatixhe Brika (Hati), e njohur për jetën lulsoze dhe të ardhura me burim të dyshimtë.

Në verën e vitit 2025, një prokuror i SPAK, pjesë e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar dhe i vlerësuar për operacionet kundër grupeve kriminale, mësohet se është shfaqur me Gys Agasin në Palasë. Nuk dihet nëse i ka ofruar Agasit të dhëna hetimore, ndërsa ka dyshime se prokurori mund të jetë shantazhuar.

Në videot e Gysit mësohet se shfaqet edhe një gjyqtare e GJKKO, e cila duket se ka vendosur në siklet Altin Dumanin, prokurorin e çështjes. Gysin e ka takuar edhe gjyqtarja e famshme I. R.

Ish drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, shfaqet jo vetëm në videot e Gys Agasit, por është monitoruar edhe në restorante në periferi të Tiranës me Agasin. Përpos ish drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në videot e Agasit mësohet se shfaqet edhe ish ish-drejtoresha S. Q.

Të paktën 20 drejtoresha, ish drejtoresha dhe drejtorë të tjerë kanë hyrë në zyrën e Agasit në ish Bllok, zyrë e cila për disa kohë ka pasur fuqinë e paradhomës së kryeministrit. Në shfaqjen e shumicës së këtyre personazheve nuk ka asgjë të paligjshme.

Dy zonja të hijshme të PD-së, njëra ish deputete, shfaqen në videot e Agasit. Njëra prej tyre, e cila e kundron Berishën me aq ëmbëlsi, në një rast, është ndeshur me Çim Pekën në derën e zyrës Agasit, ajo duke hyrë dhe Peka duke dalë. Çim Peka mësohet se ka shërbyer si interlokutor mes Shkëlzen Berishës dhe Gys Agasit.

Ish drejtori i Policisë, Ilir Proda mësohet se raportonte sistematikisht para Gys Agasit. Me Agasin shfaqet edhe biznesmeni L. L., i cili kërkonte të zgjidhte hallin e bllokimit të një investimi në jug të vendit për shkak të pretendimeve mbi pronat. Ai gati se nuk humbi edhe atë që kishte arritur.

Më i zhgënjyeri nga bashkëpunimi me Gysin është Klod Allajbeu, i cili e akuzon se i tjetërsoi pronat në Hipotekë, duke i kaluar në emrin e tij. Nga planet ambicioze për biznes, Gysi dhe Klodi kaluan në kërcënime. Madje thuhet se Klodi i ka shpëtuar për një fije fatit të Gerond Meçes. Konflikti për pronësinë e EQUOS Resort vijon të jetë i hapur.

Gys Agasi u shndërrua në një Grigori Rasputin pranë pushtetit të Edi Ramës. Ndryshe nga Rasputin i cili pretendonte se kishte aftësi shëruese, duke i diktuar kështu Carit emërime të rëndësishme, Agasi kishte aftësi për të zgjidhur halle karriere, biznesi dhe në disa raste edhe zemre./Prapaskena

Poll