AKTUALITET /

Pas gjyqtarëve, edhe Garda e Republikës kërkon rritje të pagave

Kërkesa pritet të merret në konsideratë në kuadër të diskutimeve për Buxhetin e Shtetit 2027. Kërkesa pritet të merret në konsideratë në kuadër të diskutimeve për Buxhetin e Shtetit 2027

Shkruar nga Versus

Pas gjyqtarëve, edhe Garda e Republikës kërkon rritje të

Efektivët e Gardës së Republikës kërkojnë përmirësimin e pagave dhe trajtimit financiar, duke kërkuar që çështja të përfshihet në diskutimet për hartimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2027.

Kërkesa është bërë përmes Sindikatës së Gardës së Republikës, e cila i është drejtuar qeverisë duke argumentuar se natyra e shërbimit dhe përgjegjësitë e efektivëve kërkojnë një trajtim financiar në përputhje me detyrën që kryejnë.

Sipas sindikatës, paga bazë për gradën fillestare të inspektorit në Gardën e Republikës është aktualisht 73,500 lekë. Sindikata pretendon se kjo pagë është më e ulët në krahasim me nivele të ngjashme në struktura të tjera të sigurisë.

Në kërkesë thuhet se në Forcat e Armatosura pagat bazë për nivele me përvojë kalojnë 82,000 lekë, ndërsa edhe në Policinë e Burgjeve pagat për gradat paralele të nivelit zbatues dhe drejtues janë më të larta.

Efektivët nënvizojnë se puna e Gardës zhvillohet në mënyrë të pandërprerë, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, dhe përfshin sigurinë e institucioneve qendrore, mbrojtjen e personaliteteve të larta shqiptare dhe të delegacioneve të huaja.

Sindikata vlerëson rritjen e trajtimit financiar për struktura të tjera të sigurisë dhe mbrojtjes, por kërkon që e njëjta vëmendje të tregohet edhe për punonjësit e Gardës.

Kërkesa pritet të merret në konsideratë në kuadër të diskutimeve për Buxhetin e Shtetit 2027.

KËRKESA

Sindikata e Gardës së Republikës përshëndet vëmendjen e vazhdueshme të Qeverisë Shqiptare dhe politikat e ndërmarra për përmirësimin e trajtimit financiar të strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes, si Forcat e Armatosura dhe Policia e Burgjeve. Çdo investim te uniformat që i shërbejnë shtetit është një vendim plotësisht i drejtë.

Megjithatë, siç pasqyrohet në tabelat zyrtare të bashkëlidhura, vërehet një disbalancë e ndjeshme në Pagën Bazë për gradë të efektivëve të Gardës së Republikës, në raport me strukturat homologe:

 Paga bazë e nivelit fillestar në Gardë (Inspektor) mbetet në kuotën 73,500 lekë.

 Ndërkohë, nivelet bazë me përvojë në FA arrijnë mbi 82,000 lekë, ndërsa në Policinë e Burgjeve paga bazë për gradat paralele të nivelit zbatues dhe drejtues paraqitet dukshëm më e lartë.

Punonjësit e Gardës së Republikës përmbushin çdo ditë një mision me rëndësi të veçantë shtetërore, duke garantuar (24/7) sigurinë e institucioneve qendrore dhe personaliteteve më të larta vendase e të huaja.

Pikërisht në funksion të këtij misioni, i drejtohemi me besim institucioneve vendimmarrëse që:

Në hartimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2027, të planifikohet rishikimi dhe rritja e Pagës Bazë për gradë për punonjësit e Gardës së Republikës duke ruajtur ekuilibrin dhe dinjitetin e merituar brenda sistemit të sigurisë kombëtare.

Ftojmë publikun të njihet me të dhënat zyrtare në tabelat bashkëngjitur:

A mendoni se në Buxhetin 2027 duhet të harmonizohet madje të tejkaloj paga bazë e punonjësit të Gardës së Republikës me pjesën tjetër të strukturave të sigurisë? Presim me respekt mendimin tuaj.

Kërkesa e punonjësve të Gardës vjen në një moment kur në vend ka pasur një debat mjaft të fortë, në lidhje me pagat e magjistratëve, të cilët e kanë dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese./Versus.al

 

Pas gjyqtarëve, edhe Garda e Republikës kërkon rritje të Pas gjyqtarëve, edhe Garda e Republikës kërkon rritje të   Pas gjyqtarëve, edhe Garda e Republikës kërkon rritje të  

 

Poll