Zjarri po djeg sipërfaqe të mbjella me ullinj, si dhe zona me pyll me pisha, ndërsa për shkak të erës flakët janë drejtuar edhe në drejtim të kodrave të fshatit Vjosë. Banorët e zonës, të cilët po përpiqen të mbrojnë pronat e tyre, thonë se dyshojnë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe kërkojnë që autorët të identifikohen dhe të përgjigjen për dëmet e shkaktuara.