Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Frikë nga Ambrozia, Rama fshihet pas truprojave

Berisha me kongresmenë e zyrtarë të lartë amerikanë, Rama me Ballën/ PD: Fotot flasin vetë!

18:16, 28/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike ka publikuar një video me mesazhin “Fotot flasin vetë!”, duke vënë përballë axhendën e Sali Berishës në SHBA me atë të Edi Ramës.

Në video dokumentohen takimet e kreut të PD-së me kongresmenin republikan Keith Self, drejtuesit e Departamentit Amerikan të Drejtësisë Todd Blanche dhe Stanley Woodward Jr., kongresmenin republikan Joe Wilson, Prokurorin e Përgjithshëm të Teksasit dhe kandidatin republikan për Senatin Ken Paxton, kongresmenin Pete Sessions dhe Ed Martin, si dhe kongresmenët republikanë Lance Gooden, Brandon Gill dhe Beth Van Duyne. Po ashtu, videoja përfshin takimin me senatorin James Lankford dhe kongresmenin Kevin Hern, kandidatë republikanë për Senatin në Oklahoma.

Në krahun tjetër, PD vendos pamjet e Ramës në SHBA, duke e shoqëruar me pyetjen “Ja kë takoi Rama në SHBA”, ndërsa në fokus është takimi i tij me Taulant Ballën.

Përmes këtij montazhi, opozita vë në kontrast numrin dhe profilin e takimeve të paraqitura të Berishës me atë që e cilëson si takimin e Ramës me një prej vartësve të tij politikë. Mesazhi i videos është i drejtpërdrejtë: “Takimet e Berishës në SHBA” përballë “Ja kë takoi Rama në SHBA”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco