Skandali i SHISH-it/ Boçi: Skemë me bekimin e Ramës për kontrollin politik të Shqipërisë
Deputeti demokrat Luçiano Boçi ndau sot këndvështrimin e t...

Siguria e nxënësve në shkolla ka qenë në fokus të vizitës së Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale në Pogradec.
Anëtarë të komisionit kanë zhvilluar takime me drejtues dhe punonjës të institucioneve të ndryshme, ndërsa një prej grupeve të punës është ndalur në gjimnazin e Pogradecit. Në qendër të diskutimeve kanë qenë masat për garantimin e sigurisë së fëmijëve, bashkëpunimi mes shkollës dhe institucioneve ligjzbatuese, por edhe problematikat e reja që lidhen me përdorimin e rrjeteve sociale dhe sigurinë në hapësirën online.
Përfaqësuesit e komisionit kanë dëgjuar nga afër shqetësimet e drejtuesve, mësuesve, oficerëve të sigurisë, punonjësve të shërbimit psiko-social, mësuesve ndihmës dhe nxënësve.

Në fjalën e saj, një prej anëtareve të këtij komisioni dhe njëherazi nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi tha se në gjimnazin e Pogradecit situata paraqitet pozitive dhe puna e stafit është vlerësuar si e përkushtuar, por kjo nuk do të thotë se problematikat janë shteruar.
“Të jeni të sigurt që të gjitha vendimet që janë marrë, përfshirë këtu dhe kamerat, janë në funksion të sigurisë së nxënësve. Ky është qëllimi primar dhe është një vendimmarrje që është pritur jashtëzakonisht mirë nga prindërit në radhë të parë, por padyshim edhe nga stafi i shkollës. Do të respektohen të gjitha rregullat siç i kanë me protokolle edhe vendet e tjera, siç janë standardet më të mira edhe në vendet e Bashkimit Evropian”,-theksoi Kushi.
Një tjetër nismë e diskutuar gjatë takimit ka qenë programi “After School”. Kushi tha se kjo nismë ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e prindërve, të cilët kërkojnë që fëmijët të kenë mundësi të qëndrojnë në një mjedis të sigurt edhe pas orarit të mësimit, duke e shfrytëzuar këtë kohë për aktivitete që zhvillojnë aftësitë dhe interesat e tyre.

Mësuesit dhe prindërit kanë ngritur shqetësimin për rreziqet që mund t’u vijnë fëmijëve nga hapësira online, ndërsa sipas Kushit, kjo është një problematikë që shpesh është më e vështirë për t’u identifikuar nga shkolla, pasi konfliktet apo problematikat mund të zhvillohen jashtë ambienteve dhe orarit shkollor.
“Shqetësim i jashtëzakonshëm i mësuesve, po edhe i prindërve, është rreziku apo rreziqet që u vijnë nxënësve, veçanërisht nga rrjetet sociale apo në përgjithësi nga rrjetet online. Shkolla ka për qëllim edhe t’i parandalojë shumë problematika, shumë incidente, po ka disa problematika që është shumë e vështirë t’i identifikosh. Një pjesë ne i shohim, ato që janë probleme edhe konflikte fizike mes nxënësve, po janë disa që shkolla e ka të pamundur, pra është pikërisht kjo pjesa që qarkullon në rrjetet sociale. Kjo është sfida: se si të bëhemi bashkë dhe t’i parandalojmë këto rreziqe që vijnë nga këto burime që janë shumë të vështira që t’i identifikosh dhe t’i parandalosh në kohë”,-tha Kushi.
Krahas sigurisë në shkolla, përfaqësuesit e komisionit kanë zhvilluar takime edhe në institucione të tjera të Pogradecit.
Shqetësimet dhe propozimet e mbledhura gjatë takimeve do të adresohen në vijim përmes punës së komisionit, ndërsa siguria e nxënësve, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe mbrojtja e fëmijëve edhe nga rreziqet online mbeten ndër çështjet e diskutuara gjatë vizitës./CNA
Deputeti demokrat Luçiano Boçi ndau sot këndvështrimin e t...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Deputetja demokrate Ina Zhupa hodhi akuza të drejtpërdrejt...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, thirri këtë të hënë...
Mazhoranca ka dalë zyrtarisht kundër propozimit të ardhur ...
Këshilli Bashkiak i Belshit ka votuar kundër propozimit pë...
Mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar m...
Ish-presidenti Bamir Topi komentoi sot çështjen e shumëpër...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një mbledhje m...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas tryezë...
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, komentoi pr...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të mbledhë nesër...
Demokrati Grigels Muçollari ka reaguar pas konferencës së ...
Kjo e diel ka sjellë dy ndryshime të rëndësishme në përfaq...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, i është përgjigjur ad...
Gazetari Armand Shkullaku ka ndarë një qëndrim kritik lidh...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar me nota ironuzuese pas ad...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po udhëton këtë ...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mësues u vu në pranga pasi u zbulua se ka ngacmuar sek...
Monitorimi në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse të ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar sonte në në fshatin Ferm...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë t...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Zhurmat në zona të ndryshme në qytetin e Korçës i tejkaloj...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte rela...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ofroi Pekinit t’i sh...
Kina dërgoi këtë të diel dy panda gjigante në Shtetet e Ba...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi këtë të di...
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në një seancë plena...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin e mundësive...
Pasqyrë moj pasqyrë, cili është shteti me rritjen më të la...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 80 lekë dhe shi...
Çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm në Evropë gjatë pe...