Pesë personat që u arrestuan si të dyshuar për një sulm të mundshëm afër bazës amerikane RAF Fairford në Britaninë e Madhe u liruan këtë të hënë me kusht. Sipas BBC, edhe pse dolën nga qelia ata janë ende nën hetim nga autoritetet.

Ata u arrestuan 24 orë më parë nën dyshimet për vepra që lidhen me terrorizmin dhe eksplozivët. Incidenti ka marrë vëmendje të veçantë për shkak të rolit të RAF Fairford.

Baza ajrore e Fairford i përket Forcave Ajrore Mbretërore të Britanisë, por përdoret edhe nga ushtria amerikane. Qeveria britanike ka autorizuar Shtetet e Bashkuara ta përdorin bazën për sulme ndaj pozicioneve iraniane të raketave që po godasin anijet në Ngushticën e Hormuzit.