VIDEO/ Shpërthen në flakë makina e drejtoreshës së Bashkisë Elbasan

19:18, 28/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një automjet ka shpërthyer në flakë në qendër të Elbasanit tek zona e ‘1 Majit’.

Mësohet se automjeti i përket drejtoreshës së Shërbimit Social në Bashkinë Elbasan.

Nga të dhënat paraprake, drejtuesja e mjetit ka mohuar që ngjarja të ketë qenë e qëllimshme apo të ketë lidhje me detyrën e saj.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa një nga pistat që po hetohet është ajo e një defekti teknik në automjet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco