Gjimshiti paralajmëron para San Marinos: Nuk do të jetë aspak e thjeshtë, duam vendin e parë

Gjimshiti paralajmëron para San Marinos: Nuk do të jetë aspak e thjeshtë, duam vendin e parë

19:27, 28/09/2026

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka dalë në konferencën për shtyp në prag të transfertës ndaj San Marinos, duke kërkuar përqendrim maksimal nga skuadra kuqezi. Mbrojtësi i Atalantës theksoi se ndeshje të tilla mund të duken të lehta në letër, por gjithçka varet nga mënyra se si Shqipëria do ta interpretojë takimin.

“Nuk është e thjeshtë. Përqendrimi duhet të jetë 100% në çdo ndeshje, sidomos në këto sfida ku pritet që ne të kemi kontrollin e lojës. Shumica besojnë se do të jetë një ndeshje e thjeshtë, por nuk do të jetë aspak kështu. Varet nga ne nëse do ta bëjmë të thjeshtë apo jo”, deklaroi Gjimshiti.

Kapiteni kuqezi foli edhe për periudhën e vështirë që ka kaluar Kombëtarja dhe rëndësinë e ndeshjeve të ardhshme.

“Kishim shumë humbje dhe nuk ishte një periudhë e mirë. Tani jemi rikthyer tek këto ndeshje shumë të rëndësishme. Liga e Kombeve na jep një mundësi për Europianin. Hapi i parë ishte ndeshja e fundit, ku zhvilluam një paraqitje të mirë dhe fituam me meritë. Synimet janë të mëdha, duam vendin e parë”, u shpreh ai.

Gjimshiti kërkoi që i gjithë grupi të japë maksimumin për 90 minuta, duke theksuar se edhe lojtarët që nisin nga pankina mund të kenë rol vendimtar.

“Duhet të jemi gati 100%. Me agresivitetin dhe cilësinë që kemi, do t’ia dalim së bashku. Duhet të jemi 11 lojtarë në fushë, ndërsa ata që vijnë nga pankina do të jenë shumë të rëndësishëm. Kjo duhet të jetë forca jonë”, shtoi kapiteni.

I pyetur për atmosferën para sfidës, Gjimshiti zbuloi edhe se vetëm një person i ka kërkuar biletë për ndeshjen: një mik rumun me të cilin ka luajtur në Itali.

Në fund, ai foli edhe për sulmuesin e San Marinos, të cilin e ka përballuar më herët. “E njoh sulmuesin, besoj se quhet Nani. Kam luajtur kundër tij. Fizikisht është i fortë, rreth 1.90 metra si unë dhe e mban shumë mirë topin. Nuk është e thjeshtë të luash kundër tyre. Duhet të jesh 100% i fokusuar, sepse në futboll mund të ndodhë çdo gjë”, përfundoi Gjimshiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco