FOTO/ Pankartat: Këshilli i Sigurisë, shumë karrige, shumë fjalë, po përgjegjësia ku ka për të dalë?

FOTO/ Pankartat: Këshilli i Sigurisë, shumë karrige, shumë fjalë, po përgjegjësia ku ka për të dalë?

19:39, 28/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka nisur në Tiranë protesta e 121-të radhazi, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen dhe largimin nga politika të kryeministrit Edi Rama.

Në qendër të protestës së sotme janë vendosur edhe zhvillimet e fundit lidhur me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga Presidenti Bajram Begaj pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masën e arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit, në kohën kur ajo drejtonte Shërbimin Informativ të Shtetit.

‘Këshilli i Sigurisë, shumë karrige, shumë fjalë, po përgjegjësia ku ka për të dalë?’, shkruhet në një prej pankartave të protestuesve.

Ndërkohë, një tjetër pankartë ironizon deklaratën e bërë një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se asgjë nuk e ndal për të zhvilluar Shqipërinë.

Protestuesit i janë përgjigjur kësaj deklarate me një pankartë ku shkruhet: ’Asgjë s’të ndal për të vjedhur, por SPAK-u ka për ta mbledhur.’

Protesta zhvillohet në kuadër të tubimeve të organizuara kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco