
Pas një dite debatesh dhe tensioni, në Romë është miratuar mocioni kundër islamofobisë, një nismë që prej javësh kishte tërhequr vëmendjen edhe në qarqet e ekstremit të djathtë në internet.
Vendimi u prit me duartrokitje nga grupet dhe organizatat që kishin mbështetur nismën gjatë ditëve të fundit.
Në tekstin e thirrjes theksohet se qytetarët me prejardhje emigrante janë pjesë e pandashme e jetës së qytetit dhe nuk duhet të trajtohen si të ardhur të përkohshëm.
“Njerëzit me prejardhje emigrante nuk janë mysafirë: ata janë punonjës, anëtarë aktivë të këtij qyteti dhe të komunitetit të tij”, thuhet në deklaratë.
Nisma sjell në vëmendje edhe jetën e përbashkët të fëmijëve dhe familjeve, duke theksuar se ata ndajnë shkollat, hapësirat publike dhe të njëjtin vizion për të ardhmen.
“Ekziston një territor që u përket atyre që jetojnë në të”, thuhet më tej në tekst.
Thirrja është mbështetur nga një sërë organizatash shoqërore, komitete lagjesh, shoqata dhe parti politike, mes tyre A Buon Diritto, ANPI, Ex Snia Viscosa, Libera, Partia Demokratike (PD) dhe Lëvizja 5 Yjet (M5S), si dhe nga komuniteti islamik i Romës
Nisma përfundon me një apel për forcimin e përfshirjes dhe bashkëjetesës sociale në kryeqytetin italian./Versu.al
View this post on Instagram

