Një mësues 60-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se i ka dërguar mesazhe me përmbajtje ngacmuese seksuale një nxënëseje 13-vjeçare. Sipas të dhënave paraprake, kanë qenë prindërit e vajzës ata që kanë zbuluar mesazhet dhe më pas kanë njoftuar policinë. Pas kallëzimit, policia ka nisur veprimet hetimore, ndërsa mësuesi është vënë në pranga. Ngjarja ka tronditur banorët e fshatit Zhamë Sektor, të cilët e njohin prej vitesh 60-vjeçarin. Banorët shprehen të habitur nga arrestimi, duke thënë se deri më tani e kanë njohur si një person të rregullt dhe të qetë. Hetimet tashmë pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autoritetet do të verifikojnë përmbajtjen e komunikimeve dhe të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.