• Kontakt
Monday, September 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Biznesi i verës, firma e ndërtimit dhe tenderat/ Si u shumëfishua pasuria e çiftit Ergys-Dorina Verdho

19:55 : 28/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmet e Dites

Çifti Ergys dhe Dorina Verdho duhet të merret si “shembull” nga familjet shqiptare për mënyrën sesi kanë shumëfishuar pasurinë brenda një periudhe të shkurtër, ku nga rrogëtarë dhe agjentë imobiliarë, kanë arritur të ngrenë firma ndërtimi e biznese të shitjes së verës në zonën e ish-Bllokut.

Gjithçka ka ndryshuar në momentin që Gysi u emërua fillimisht si zëvendësdrejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, në periudhën e viteve 2018 dhe 2019, kohë kur ai rezultonte pa të ardhura të mëdha dhe me një detyrim për të paguar për fëmijën.

Më pas, gjithçka ndryshon si me magji, duke qenë se jo vetëm fitimet janë shtuar, por ka arritur të hapë një nga dyqanët më luksi të verës në vendin tonë, teksa firma e ndërtimit që ai themeloi ka arritur të marrë tendera me shumë zero. Karriera e Ergys Verdhos nisi vërtetë në ARRSH, për t’u transferuar më pas si drejtor i KESH-it dhe aktualisht si drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhës. Duket një metamorfozë, sesi nga punët private të bëjë një pasuri kaq të madhe.

Deklarata e pasurisë e Ergys Verdhos, gjatë kohës që ka qenë zv.drejtor dhe drejtor në ARRSH.jpeg

Faksimile: Deklarata e pasurisë e Ergys Verdhos, gjatë kohës që ka qenë zv.drejtor dhe drejtor në ARRSH

Vox News ka shfletuar dhjetëra dokumente nga ILDKPKI dhe akte të tjera noteriale që tregojnë se, në vitet e fillimit të detyrës, vetë drejtori aktual i Hekurudhës do të deklaronte një studio prjektimi dhe vlerësimi të pasurive të paluajtshme. Ai shkruan se ka operuar në tregun privat deri në datën 31 tetor të vitit 2019, kohë në të cilën ka qenë i punësuar pranë ARRSH-së. Nëse ka marrë apo jo para nga firmat private që kanë fituar tendera rrugësh, kjo mbetet për t’u hetuar nga organet ligjzbatuese.

Në atë kohë, Verdho deklaronte të ardhura tepër minimale, pagën e tij si zv.drejtor i ARRSH-së në shifrën e 1.1 milionë lekëve si dhe rezulton se ka qenë ortak në shoqërinë V&CE Studio.

Lexo edhe:

Ergys Verdho në “rrugën” e Evis Berberit, kur drejtonte ARRSH-në hapi kompani ndërtimi dhe mori tendera

“Hastoçi” i heshtur, 45 milionë euro tendera “me flamuj të kuq”

“Kam qenë ortak i shoqërie ‘V&CE studio’ deri në periudhën nëntor 2020 kur kam shitur aksionet”, shkruan vetë Verdho.

Por, a nuk ka qenë drejtor i rrugëve në atë kohë? A ka marrë vendime tepër të rëndësishme në ARRSH? Çfarë punësh private ka bërë në një kohë që duhet të ishte në zyrat e shtetit? A është paguar kjo firmë nga kompanitë që merrnin tendera nga ARRSH? Këto janë disa nga pyetjet që organet ligjzbatuese duhet t’i japin përgjigje, pasi kemi të bëjmë me një rast flagrant të konfliktit të interesit.

Vetë Verdho ka deklaruar në atë kohë se shoqëria ka realizuar fitim të deklaruar në shumën prej 300 mijë lekësh. Por nuk shkruan se sa ka xhiruar dhe nga cilat firma është paguar. Më pas deklaron të ardhura minimale.

Kompania e bashkëshortes së Ergys Verdhos, zonjës Dorina Verdho, u themelua më datë 25 korrik 2023.jpeg

Faksimile: Kompania e bashkëshortes së Ergys Verdhos, zonjës Dorina Verdho, u themelua më datë 25 korrik 2023

Ndërkohë, në deklaratat e deklarimit të pasurisë figuron edhe emri i bashkëshortes së tij, zonjës Dorina Verdho. Në atë kohë, në vitet 2018 dhe 2019, zonja Verdho figuronte e punësuar si specialiste pranë KESH-it. Nëse do të lexojmë pasurinë, pjesa më e madhe e llogarive bankare janë me 0 lekë, ose me disa qindarka. Në atë kohë shiti një mjet benz, në vlerën e 400 mijë lekëve.

Ndërkohë, megjithë këto deklarime fillestare, zonja Verdho regjistri në vitin 2023 një kompani në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të quajtur “Unbox Liquor & Gift Shop”. Fillimisht kishte 60 % të aksioneve, teksa objekti i firmës ishte tregtia me pakicë në dyqane, shërbime pije dhe gastronomi në dyqane, shërbime promovimi, shërbime marketingu dhe të tjera sherbime.

Kompania e bashkëshortes së Ergys Verdhos, zonjës Dorina Verdho, u themelua më datë 25 korrik 2023 2.jpeg

Faksimile: Në vitin 2024, zonja Dorina Verdho i blen 40 % të aksioneve për vetëm 400 mijë lekë

Një vit pas themelimit, zonja Dorina Verdho i bleu bashkëortakut edhe 40 % të aksioneve, teksa rezulton se në atë kohë dyqani kishte si seli zonën e ish-Bllokut, midis Piramidës dhe rrugës së Elbasanit, ose siç njihet ndryshe “rruga e Salës”. Një dyqan tepër luksoz që reklamon pije të shtrenjta, kryesisht verë, ndërkohë që çmimi i blerjes së aksioneve ka qenë për vetëm 400 mijë lekë.

Nëse do të krahasojmë vlerën e dyqanit, arredimin, të pijeve apo edhe të tjera orendi, do të shohim se çmimi ka qenë tepër qesharak. A mos vallë aksioneri tjetër është futur formalisht? Kush i ka bërë punimet dhe çfarë vlere ka aktualisht.

Burimet nga institucionet ligjzbatuese i thanë redaksisë së Vox News se dyqani mund të kapë vlerën e rreth 1 milionë eurove. Nëse ka apo jo xhiro kjo duhet verifikuar, pasi dyshimet janë se mund të jetë një rast për të kanalizuar paratë që menaxhon bashkëshorti në këtë biznes. Por, për t’i verifikuar të gjitha këto dyshime patjetër që duhet të ketë një hetim të mirëfilltë, nëse punët e Ergys Verdhos në ARRSH, KESH apo Hekurudhë kanë sjellë gjithë këtë pasuri.

Aktualisht ka një hetim të hapur nga Prokuroria e Posaçme për emrin e Ergys Verdhos, ndërkohë që informacionet që duhet të verifikohen janë edhe të dhënat e shkruara më sipër. Dyshimet janë se Verdho ka vepruar njëjtë me Evis Berberin, pasardhësin e tij në detyrën e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Vox News ka faktuar se, edhe kompania që ai ka qenë aksioner dhe u largua në vitin 2020, ka arritur të shtojë vlerën, duke marrë tendera me vlera të mëdha. Nëse ka qenë apo jo influenca e Verdhos kjo mbetet për t’u verifikuar, por fakt është se “V & CE studio” ka marrë nga buxheti i shtetit qindra mijëra euro./ Vox News

Etiketa: arrshDorina VerdhoergysErgys VerdhoILDKPKIV&CE Studio

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ergys Verdho në “rrugën” e Evis Berberit, kur drejtonte ARRSH-në hapi kompani ndërtimi dhe mori tendera

15:15 : 23/09/2026
Lajmet e Dites

“Hastoçi” i heshtur, 45 milionë euro tendera “me flamuj të kuq”

11:24 : 11/09/2026
AKTUALITET

Farsa e tenderit 50 mln euro të mirëmbajtjes/ Akset e Veriut fitohen me 99% të fondit limit

17:05 : 09/09/2026
AKTUALITET

Tenderi për mirëmbajtjen e rrugëve, Sako fiton 15 milionë euro pa garë me 99.99% të fondit limit

14:11 : 09/09/2026
AKTUALITET

Letra false në tenderin 12 mln euro, SPAK nis hetimet për Kozelin e ARRSH dhe Besnik Bamin

13:48 : 31/08/2026
AKTUALITET

Qendra e Monitorimit të Trafikut, ende në pritje

19:35 : 20/08/2026

TË GJITHA

Biznesi i verës, firma e ndërtimit dhe tenderat/ Si u shumëfishua pasuria e çiftit Ergys-Dorina Verdho

19:55 : 28/09/2026

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane “Aktor Group” të siguronte marrëveshjen 6 mld dollarëshe në Shqipëri

19:48 : 28/09/2026

Dita e 121-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Arrestoni Ramën dhe Ballukun

19:36 : 28/09/2026

“Territorialja”/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt voton kundër bashkimit me Tepelenën

19:26 : 28/09/2026

Nga Dua Lipa te “ligji i tërheqjes”: A funksionon vërtet manifestimi?

19:20 : 28/09/2026

Gjermania hyn në dimër me rezerva të ulëta të gazit, rikthehet ankthi për energjinë

19:08 : 28/09/2026

“Shumë karrige, shumë fjalë, po përgjegjësia?”/ Protesta e 121-të, pankartat për Ramën dhe Hysenin

19:03 : 28/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com