Marrëveshja e arit venezuelian e mbështetur nga SHBA, mbetet në depo për shkak të dyshimeve për origjinë kriminale

28 Shtator 2026 | 19:57

Ari i importuar nga Venezuela në kuadër të një marrëveshjeje të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara mbetet në depo, ndërsa rafineritë amerikane kërkojnë garanci për origjinën e tij dhe lidhjet e mundshme me grupe kriminale, sipas një raporti të publikuar të hënën.

Sipas The New York Times, kompania shtetërore venezueliane e minierave të arit, Minerven, ka arritur një marrëveshje me kompaninë globale të tregtimit të mallrave Trafigura për furnizimin e tregut amerikan.

Trafigura ka rënë dakord të blejë nga 650 deri në 1,000 kilogramë lingota ari, të cilat janë dërguar në SHBA për rafinim dhe rishitje.

Megjithatë, disa rafineri amerikane kanë refuzuar të blejnë një pjesë të arit, pasi nuk kanë qenë në gjendje të verifikojnë nëse ai është nxjerrë pa përfshirjen e grupeve kriminale, minierave të paligjshme apo aktiviteteve të tjera të paligjshme.

Sipas raportit, operacionet informale të nxjerrjes së arit në jug të Venezuelës i sigurojnë një pjesë të prodhimit grupit kriminal Tren de Guayana, në këmbim të mbrojtjes. Një drejtues i një operacioni minerar i tha gazetës se rreth 20% e prodhimit të tij i dorëzohet këtij grupi.

Trafigura deklaroi se procesi i verifikimit të furnizimeve është ende në vazhdim. Kompania tha se auditimet e kryera në disa prej minierave nuk kishin evidentuar prova për shkelje të të drejtave të njeriut, financim të konflikteve, taksim të paligjshëm, zhvatje apo përfshirje të aktorëve të paligjshëm.

Kompania planifikon të sigurojë ar nga dy miniera industriale që ndodhen nën mbrojtjen e forcave ushtarake, me synimin për të reduktuar rrezikun e përfshirjes së grupeve kriminale në zinxhirin e furnizimit.

Minerven vazhdon të jetë nën sanksionet amerikane, ndërsa administrata Trump ka autorizuar transaksione që lidhen me arin venezuelian, në kuadër të politikës së saj më të gjerë ndaj Venezuelës.

Marrëveshja është pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të zgjeruar lidhjet ekonomike me Venezuelën dhe për të rritur aksesin në burimet minerale të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania hap rrugë të reja ligjore për refugjatët

Sekretarja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, njoftoi krijimin e rrugëve të reja “të sigurta dhe ligjore” për refugjatët, përmes të cilave organizatat bamirëse dhe jofitimprurëse...
19:52 | 28/09/2026

Thirrja për masa kundër Ebolës i kushtoi jetën, politikani rrihet për vdekje në Kongo

Një zyrtar i lartë i partisë në pushtet në Republikën Demokratike të Kongos është rrahur për vdekje pasi mori pjesë në një emision radiofonik ku...
19:47 | 28/09/2026

Komandanti i NATO-s raporton te parlamentarët evropianë: Qëllimi i Rusisë është të thyejë vullnetin e aleatëve të Ukrainës

Rusia po përpiqet, përmes veprimeve hibride, të dobësojë vullnetin e vendeve që vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, paralajmëroi të hënën Komandanti Suprem i Forcave Aleate të...
19:29 | 28/09/2026