web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alarm për bombë në Universitetin e Harvardit

28 Shtator 2026, 19:55, Kosova & Bota CNA

Alarm për bombë në Universitetin e Harvardit

Departamenti i Policisë së Universitetit të Harvardit reagoi ndaj një kërcënimi me bombë.

Harvardi dërgoi një njoftim urgjence rreth orës 08:45 më orën amerikane, duke udhëzuar personat e lidhur me universitetin që ndodheshin pranë  të qëndronin aty ku ndodheshin dhe duke u kërkuar të tjerëve ta shmangnin zonën deri në një njoftim të dytë.

Policia e Harvardit (HUPD) bëri me dije se ndalimi i lëvizjes në zonë zgjati për disa orë.

Studentët u penguan të hynin në sallën kryesore, ndërsa policia dhe ekipet e urgjencës po reagonin ndaj kërcënimit dhe po vendosnin një perimetër sigurie rreth ndërtesës.

Zëdhënësi i HUPD-së, Steven G. Catalano, nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment lidhur me mbylljen e universitetit për sot./CNA 





Lajmet e fundit nga