Nata e 13-të e protestës ”Jo në emrin tim”, qytetarët mblidhen sërish në Prishtinë

28 Shtator 2026 | 20:55

Qytetarët u mblodhën sërish sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.

Është kjo nata e 13-të me radhë e kësaj proteste.

Protesta e sontme vjen pas miratimit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës të Deklaratës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Deputetët thanë se e konsiderojnë “si të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal”.

Ndërkohë, janë shtuar kërkesat që sa më parë të procedohen për votim në Kuvend ndryshimet dhe plotësimet e Projektligjit për Specialen.

Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë nga 16 shtatori, pas aktgjykimit në Hagë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së, Haxhiu: E vërteta nuk zhbëhet me asnjë aktgjykim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu përmes një postimi në “Facebook” u shpreh se Kuvendi sot ka shprehur një qëndrim të përbashkët lidhur me...
14:22 | 28/09/2026

Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën për ish-krerët e UÇK-së: Kundërshtojmë vendimin e padrejtë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në...
13:10 | 28/09/2026

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancën e radhës plenare, në rend dite votimi i deklaratës për Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës këtë të hënë do të zhvillojë seancën e radhës plenare. Seanca do të nisë në orën 11:00 teksa sipas rendit të ditës,...
08:26 | 28/09/2026