• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Nëse Bela e çon emrin…”/ Ç’ndodh brenda Ministrisë së Energjisë? Balluku ende në pushtet pas shkarkimit

by Bota Bota
September 28, 2026
in Aktualitet, Kryesore
“Nëse Bela e çon emrin…”/ Ç’ndodh brenda Ministrisë së Energjisë? Balluku ende në pushtet pas shkarkimit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Fiks Fare ka bërë një investigim brenda institucioneve shtetërore, mbi pushtetin e Belinda Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë edhe pse është shkarkuar nga funksionet publike.

Në dokumente, ajo është shkarkuar. Në zyrë është vendosur një ministër tjetër. Por në institucionet që janë nën varësi të kësaj ministrie, drejtuesit flasin ndryshe.

Fiks Fare hyri në disa prej këtyre institucioneve, u prezantua si punëkërkuese dhe bisedoi drejtpërdrejt me titullarët.

Dhe në këto biseda, emri i Belinda Ballukut del përsëri në qendër: si “shefe”, si person që mund të ndikojë në emërime, në punësime dhe në vendimmarrje.

Nëse një ministre shkarkohet zyrtarisht, por drejtuesit e institucioneve vazhdojnë ta trajtojnë si autoritetin që duhet dëgjuar, atëherë pyetja është e pashmangshme: A është Belinda Balluku ish-ministre vetëm në letra, ndërsa në praktikë vazhdon të ushtrojë pushtetin e ministres?

Fiks Fare solli dëshmi, biseda dhe përballje direkte me Belinda Ballukun.

“Nëse Bela e çon emrin…”

Investigimi nis në Autoritetin e Aviacionit Civil, ku gazetarja e Fiks Fare kontakton drejtorin Maksim Et’hemaj, duke shprehur interes për një vend pune në sektorin e medias. Gjatë bisedës, Et’hemaj flet për punonjësen aktuale të medias dhe e lidh atë me Belinda Ballukun.

Sipas tij, nëse ajo do të zëvendësohej dhe në vend të saj do të vinte një person tjetër, kjo do të ishte thjesht çështje emrash, duke lënë të kuptohet se një propozim nga Balluku do të merrej në konsideratë. Por pse do të kishte rëndësi sot një emër i propozuar nga një ish-ministre?

“Nëse je mikesha e shefes, je dhe e imja”

Fiksi shkon më tej, në Inspektoratin Shtetëror Teknik dhe Industrial. Edhe këtu skenari është i njëjtë: kërkesë për punësim. Drejtori Sokol Zajmi shprehet: “Nëse je mikesha e shefes, je dhe e imja.” Më pas ai përdor edhe një tjetër shprehje: “Ushtarët zëvendësohen kollaj, po mbretëresha nuk zëvendësohet dot.” Por kush është “shefja” dhe kush është “mbretëresha”? Në kontekstin e bisedës së regjistruar nga Fiks Fare, referenca lidhet me Belinda Ballukun.

“Belinda Balluku e ka vënë Enea Karakaçin”

Investigimi vijon në Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera. Gazetarja e Fiks Fare bisedon me drejtorin Rrapush Tola, sërish për mundësinë e punësimit. Gjatë bisedës, Tola pretendon se Belinda Balluku ka vendosur Enea Karakaçin në krye të ministrisë dhe se një sinjal prej saj mund të ndikonte edhe në mundësinë e punësimit të gazetares. Një deklaratë që ngre një tjetër pikëpyetje: Nëse ministri aktual është në detyrë, përse një drejtues institucioni e lidh ende autoritetin e tij me ish-ministren?

 Këshilltari i Ballukut ende në ministri 

Fiksi vijon investigimin brenda vetë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Gazetarët kontaktojnë Flor Serjanin, ish-këshilltarin e Belinda Ballukut, i cili vijon të mbajë detyrë në ministri. Gjatë telefonatës, ai konfirmon se është ende në detyrë, ndërsa thotë se merret edhe me PR-in e Belinda Ballukut. Më pas, në një takim të zhvilluar në ambientet e ministrisë, Serjani flet për drejtuesit e agjencive në varësi të MIE-së. Sipas tij, drejtuesit janë vendosur me ndërhyrjen apo sugjerimin e Belinda Ballukut. Ai përmend edhe drejtuesin e AKBN-së, duke thënë se Balluku e ka sugjeruar atë. Por dëshmia shkon edhe më tej. Serjani tregon se është takuar me Belinda Ballukun vetëm dy ditë përpara bisedës me gazetaren e Fiks Fare.

Drejtori i AKBN-së: “Do t’i çoj të fala”

Pas kësaj dëshmie, Fiks Fare kontakton Genci Tërpon, drejtorin e AKBN-së. Tërpo konfirmon se ka takuar Belinda Ballukun në fund të muajit gusht. Gjatë bisedës, ai pranon t’i përcjellë të fala dhe shprehet se do të shohë situatën për mundësinë e punësimit të gazetares. Edhe një tjetër drejtues institucioni, pra, e lidh vendimmarrjen me një person që zyrtarisht nuk e mban më postin e ministres.

 Përballja me Belinda Ballukun

Pas gjithë këtyre dëshmive, Fiks Fare shkon te personi që përmendet vazhdimisht në këto biseda: Belinda Balluku.

Gazetarja e takon teksa ajo ecën në zonën e Liqenit të Tiranës.

Balluku fillimisht reagon ndaj mënyrës së ndjekjes dhe më pas i drejtohet edhe operatorit të Fiks Fare. Por pyetjes kryesore, pse drejtuesit e institucioneve vazhdojnë ta konsiderojnë atë “shefe”, Balluku nuk i përgjigjet drejtpërdrejt.

Në vend të përgjigjes, ajo akuzon Fiks Fare për gjobëvënie dhe kritikon mënyrën e punës së gazetarëve. Teksa hyn në palestër, Balluku i drejtohet gazetares: “Mos u bëj gjobaxhie.”

Belinda Balluku është larguar nga posti me letra por dëshmitë e drejtuesve që Fiks Fare kontaktoi ngrenë një pyetje shumë më të madhe: A është larguar ajo vetëm nga karrigia e ministres, apo edhe nga pushteti që lidhet me atë karrige?

Sepse nëse drejtuesit aktualë të institucioneve vazhdojnë ta konsiderojnë “shefe”, nëse flasin për ndikimin e saj në emërime dhe punësime dhe nëse pranojnë se një sinjal prej saj mund të ndryshojë një vendim, atëherë kemi përballë një situatë që kërkon sqarim institucional.

A është Belinda Balluku ish-ministre vetëm në dokumente, ndërsa në praktikë vazhdon të ushtrojë funksione dhe ndikim si ministre? Dhe këtu lind edhe pyetja tjetër, tashmë për drejtësinë: Nëse këto dëshmi verifikohen dhe rezulton se një person i larguar zyrtarisht nga detyra vazhdon të ushtrojë funksione apo kompetenca shtetërore, a duhet SPAK të ndërmarrë hapat ligjorë që parashikon Kushtetuta, përfshirë edhe kërkimin pranë Kuvendit të autorizimit përkatës, nëse një autorizim i tillë kërkohet nga masa që synohet?

Sepse dokumentet mund të thonë se posti ka ndryshuar. Por dëshmitë e mbledhura nga Fiks Fare tregojnë që pushteti nuk ka ndryshuar./Emisioni Fiks Fare

Tags: belinda ballukuDenoncimfiks fareministria e energjise dhe infrastruktures
Previous Post

Ekspertja kanadeze për skandalin e SHISH: Hetim i plotë për të zbuluar nëse ka një rrjet

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

“Nëse Bela e çon emrin…”/ Ç’ndodh brenda Ministrisë së Energjisë? Balluku ende në pushtet pas shkarkimit

“Nëse Bela e çon emrin…”/ Ç’ndodh brenda Ministrisë së Energjisë? Balluku ende në pushtet pas shkarkimit

September 28, 2026
Ekspertja kanadeze për skandalin e SHISH: Hetim i plotë për të zbuluar nëse ka një rrjet

Ekspertja kanadeze për skandalin e SHISH: Hetim i plotë për të zbuluar nëse ka një rrjet

September 28, 2026
WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane “Aktor Group” të siguronte marrëveshjen 6 mld dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane “Aktor Group” të siguronte marrëveshjen 6 mld dollarëshe në Shqipëri

September 28, 2026
Dita e 121-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Arrestoni Ramën dhe Ballukun

Dita e 121-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Arrestoni Ramën dhe Ballukun

September 28, 2026
“Shumë karrige, shumë fjalë, po përgjegjësia?”/ Protesta e 121-të, pankartat për Ramën dhe Hysenin

“Shumë karrige, shumë fjalë, po përgjegjësia?”/ Protesta e 121-të, pankartat për Ramën dhe Hysenin

September 28, 2026
Çfarë e shkaktoi shpërthimin që vrau 6 persona në Athinë? Hetimi zhvendoset në apartament

Çfarë e shkaktoi shpërthimin që vrau 6 persona në Athinë? Hetimi zhvendoset në apartament

September 28, 2026
Përplasja për rregulloren, GJKKO në kolaps, 3 javë pa gjyqe

Përplasja për rregulloren, GJKKO në kolaps, 3 javë pa gjyqe

September 28, 2026
Vodhën 6 automjete në Kavajë, Durrës dhe Tiranë, arrestohen dy persona (Emrat)

Vodhën 6 automjete në Kavajë, Durrës dhe Tiranë, arrestohen dy persona (Emrat)

September 28, 2026
Parkimet nëntokësore rikthejnë fantazmën e rrafshimit të arkeologjisë në Durrës

Parkimet nëntokësore rikthejnë fantazmën e rrafshimit të arkeologjisë në Durrës

September 28, 2026
Shkrumbohet nga flakët makina në Librazhd, detajet

Shkrumbohet nga flakët makina në Librazhd, detajet

September 28, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Makina 150 mijë euro e Grida Dumës, dhuratë nga Ergys Agasi?! Ja çfarë thonë Lolita dhe Elvi Fundo

    Makina 150 mijë euro e Grida Dumës, dhuratë nga Ergys Agasi?! Ja çfarë thonë Lolita dhe Elvi Fundo

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Gazetari trondit me deklaratën: Dyshime të forta për lidhjen e Neritan Nallbatit me Ergys Agasin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL