• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ekspertja kanadeze për skandalin e SHISH: Hetim i plotë për të zbuluar nëse ka një rrjet

by Bota Bota
September 28, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Ekspertja kanadeze për skandalin e SHISH: Hetim i plotë për të zbuluar nëse ka një rrjet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ekspertja kanadeze e sigurisë kombëtare, Stephanie Carvin, e ka cilësuar si një ngjarje fatkeqe skandalin që lidhet me ish-drejtoren e SHISH, Vlora Hyseni, dhe dyshimet për transmetim të informacionit të klasifikuar te biznesmeni Ergys Agasi.

Në një intervistë në A2 CNN, Carvin tha se raste të tilla përbëjnë një shqetësim serioz për sigurinë kombëtare, sidomos kur një person me akses të privilegjuar në informacion dyshohet se e ka keqpërdorur atë.

Ajo theksoi se një nga pyetjet kryesore që duhet të marrë përgjigje është nëse bëhet fjalë për veprim individual apo nëse pas ngjarjes fshihet një rrjet më i gjerë.

“Është gjithmonë një sfidë, sepse kemi të bëjmë me operacione shumë sekrete dhe, në të njëjtën kohë, me nevojën për drejtësi publike. Jo gjithmonë është e lehtë, sepse gjatë hetimeve mund të dalin në publik informacione operacionale. Prandaj duhet treguar kujdes. Por kur një ngjarje e tillë trondit besimin, gjëja më e rëndësishme është rikthimi i këtij besimi.

Një hetim i plotë dhe sa më transparent që të jetë e mundur është shumë i rëndësishëm. Hetimi duhet të jetë i ndershëm, por edhe efikas, në mënyrë që e vërteta të dalë sa më shpejt dhe çështja të mos zvarritet. Gjithashtu, nëse ka indicie për lidhje të tjera, duhet të përcaktohet nëse kemi të bëjmë me një individ që ka vepruar i vetëm apo me një rrjet më të gjerë”, theksoi ajo.

Carvin solli edhe raste nga Kanadaja, duke theksuar se probleme të ngjashme janë shfaqur edhe në vende të tjera anëtare të NATO-s. Ajo përmendi rastin e ish-zyrtarit kanadez Cameron Ortis, i cili është akuzuar për transmetim informacioni te persona të lidhur me botën kriminale.

Sipas saj, keqpërdorimi i informacionit të klasifikuar mund t’u japë grupeve kriminale mundësi të kuptojnë se si po zhvillohen hetimet ndaj tyre dhe t’i ndihmojë të shmangin përgjimet apo operacionet e autoriteteve.

“Kur dikush abuzon me informacionin në këtë mënyrë, dëmton institucionin në disa drejtime. Fillimisht dëmton reputacionin e organizatës, por gjithashtu mund të pengojë drejtpërdrejt hetimet kriminale dhe punën e shërbimeve të inteligjencës”, deklaroi Carvin.

Ekspertja paralajmëroi gjithashtu për një tjetër pasojë të mundshme, dëmtimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë. Sipas saj, nëse një aleat humbet besimin se informacionet sensitive do të mbrohen, mund të bëhet më i rezervuar në ndarjen e të dhënave të klasifikuara.

“Personat përgjegjës duhet të mbahen para përgjegjësisë, nëse fajësia e tyre provohet. Kjo është mënyra se si mund të rikthehet besimi i publikut”, përfundoi ajo.

Tags: Ekspertja kanadezeish-drejtoren e SHISHNATOvlora hyseni
Previous Post

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane “Aktor Group” të siguronte marrëveshjen 6 mld dollarëshe në Shqipëri

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Ekspertja kanadeze për skandalin e SHISH: Hetim i plotë për të zbuluar nëse ka një rrjet

Ekspertja kanadeze për skandalin e SHISH: Hetim i plotë për të zbuluar nëse ka një rrjet

September 28, 2026
WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane “Aktor Group” të siguronte marrëveshjen 6 mld dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane “Aktor Group” të siguronte marrëveshjen 6 mld dollarëshe në Shqipëri

September 28, 2026
Dita e 121-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Arrestoni Ramën dhe Ballukun

Dita e 121-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Arrestoni Ramën dhe Ballukun

September 28, 2026
“Shumë karrige, shumë fjalë, po përgjegjësia?”/ Protesta e 121-të, pankartat për Ramën dhe Hysenin

“Shumë karrige, shumë fjalë, po përgjegjësia?”/ Protesta e 121-të, pankartat për Ramën dhe Hysenin

September 28, 2026
Çfarë e shkaktoi shpërthimin që vrau 6 persona në Athinë? Hetimi zhvendoset në apartament

Çfarë e shkaktoi shpërthimin që vrau 6 persona në Athinë? Hetimi zhvendoset në apartament

September 28, 2026
Përplasja për rregulloren, GJKKO në kolaps, 3 javë pa gjyqe

Përplasja për rregulloren, GJKKO në kolaps, 3 javë pa gjyqe

September 28, 2026
Vodhën 6 automjete në Kavajë, Durrës dhe Tiranë, arrestohen dy persona (Emrat)

Vodhën 6 automjete në Kavajë, Durrës dhe Tiranë, arrestohen dy persona (Emrat)

September 28, 2026
Parkimet nëntokësore rikthejnë fantazmën e rrafshimit të arkeologjisë në Durrës

Parkimet nëntokësore rikthejnë fantazmën e rrafshimit të arkeologjisë në Durrës

September 28, 2026
Shkrumbohet nga flakët makina në Librazhd, detajet

Shkrumbohet nga flakët makina në Librazhd, detajet

September 28, 2026
Evropa duhet të zgjedhë mes fuqisë dhe varësisë

Evropa duhet të zgjedhë mes fuqisë dhe varësisë

September 28, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Makina 150 mijë euro e Grida Dumës, dhuratë nga Ergys Agasi?! Ja çfarë thonë Lolita dhe Elvi Fundo

    Makina 150 mijë euro e Grida Dumës, dhuratë nga Ergys Agasi?! Ja çfarë thonë Lolita dhe Elvi Fundo

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Gazetari trondit me deklaratën: Dyshime të forta për lidhjen e Neritan Nallbatit me Ergys Agasin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL